Stil jete

Publikohen sot episodet e sezonit të fundit të “La Casa de Papel"

Publikohen sot episodet e sezonit të fundit të “La Casa de
“La Casa de Papel”, seriali i famshëm spanjoll, publikon sot pjesët e reja të sezonit të pestë dhe të fundit.

Lajmi është njoftuar në faqen zyrtare të serialit në Instagram ku u bë e ditur që këto do jenë pesë episodet e fundit të fenomenit të “Netflix”.

Personazhe të rinj që do t’i bashkohen serialit këtë sezon janë djali i Berlinit Rafael, ish i dashuri i Tokios René dhe shefi i ushtrisë Sagasta.

‘La Casa de papel’, është një prej serialeve më të ndjekur të të gjitha kohërave në Netflix. Pesë episodet e para të sezonit të 5-të u publikuan me 3 shtator të këtij viti dhe si gjithë të tjerët rezultuan shumë të suksesshëm.

Tiranapost.al