Stil jete

Pse pas krizës së vitit 1929, gratë kishin më shumë punë se burrat

Pse pas krizës së vitit 1929, gratë kishin më shumë

24 tetori 1929 ishte dita e parë që bursa e Wall Street nisi rënien e saj më të keqe në gjithë historinë. Bursa e Nju Jorkut pësoi një rënie prej 50% në të gjitha stoqet e saj, duke nisur kështu krizën më të rëndë ekonomike që ishte regjistruar ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara. Dhe, në periudhën e Depresionit të Madh, kishte një fakt ndoshta të papritur: shkalla e punësimit të grave u rrit.

Në fakt, në dekadën 1930-1940, numri i grave që punonin në SHBA u rrit me 24%. Kjo për shkak se punët e dedikuara për popullatën femërore i përkisnin sektorëve më të qëndrueshëm dhe, për rrjedhojë, më pak të prekura nga kriza e bursës sesa ato të burrave. Nëse këta të fundit ishin të angazhuar në minierat e qymyrit, linjat e montimit të automobilave dhe shumë sektorë të tjerë të prodhimit, gratë kishin më shumë gjasa të gjenin punë si mësuese, punonjëse zyre, shërbyese ose infermiere. Pas krizës së vitit 1929, shumë prej tyre, edhe ato që qëndronin në shtëpi, u detyruan të kërkonin punë, sepse burrat e tyre kishin humbur punën.

Problemi i vërtetë ishte barazia e pagave. Puna e tyre nuk kishte qenë kurrë kaq e pranishme, por, në të njëjtën kohë, punëtoret gra ishin kryesisht të papaguara mirë: edhe në të njëjtën kompani, burrat merrnin një pagë më të lartë vetëm për faktin se ishin burra. Një gjendje që u përkeqësua edhe më shumë për gratë afrikano-amerikane ose emigrantët nga Meksika: të parat në pjesën më të madhe merrnin rolin e shërbyeseve për familjet e pasura të bardha. Në periudhën e Depresionit të Madh, një mbështetëse e madhe e grave punëtore ishte padyshim Zonja e Parë Eleaonr Roosevelt: ajo gjithmonë luftoi për mbrojtjen e të drejtave civile dhe ishte një aktiviste e përkushtuar në disa fronte, veçanërisht në atë feminist. Aq shumë, saqë ajo i bëri presion bashkëshortit të saj, Presidentit Franklin D. Roosevelt, që të sillte më shumë gra në qeveri. Të tilla si Frances Perkins, gruaja e parë që mbajti një pozicion kabineti dhe mbështetëse e Aktit të Sigurimeve Shoqërore. Një ligj i miratuar sipas Marrëveshjes së Re, i cili prezantoi përfitimet e papunësisë dhe pension në Shtetet e Bashkuara. për punëtorët: ai ishte një hap i madh përpara për të drejtat e punëtorëve, por nuk mjaftoi.