Stil jete

Pse nuk duhet të veshim të njëjtat rroba 2 ditë radhazi?

Pse nuk duhet të veshim të njëjtat rroba 2 ditë radhazi?
Shumica prej nesh vendosin të riveshin rrobat pasi bëjnë testin e nuhatjes. Por edhe nëse rrobat tuaja kanë aromë të mirë, ato gjithsesi kanë gjurmë djerse dhe bakteresh. Prandaj nëse nuk i ndërroni ato çdo ditë mund të shkaktojnë disa pasoja të pakëndshme në lëkurë.

Një artikull i Bright Side zbulon se çfarë ndodh nëse i rivishni rrobat në dukje të pastra për dy ose më shumë ditë rresht.

1. Mund të shkaktohen puçrra në trup.

Pse nuk duhet të veshim të njëjtat rroba 2 ditë radhazi?
Larja e rrobave çdo ditë duket e lodhshme, por nëse keni apo keni pasur probleme me puçrrat në shpinë ose gjoks është shumë e rekomandueshme.

Rrobat e veshura njëherë mbledhin djersën dhe bakteret që transferohen në çdo zonë që mban qime në trup duke shkaktuar bllokimin e poreve. Djersa e kombinuar me qelizat e vdekura të lëkurës mund të shkaktojë acarim dhe të shkaktojë puçrra fytyre pothuajse në çdo pjesë të trupit duke përfshirë shpinën, kofshët dhe madje edhe të pasmet.

2. Krijohet erë e pakëndshme trupit.

Pse nuk duhet të veshim të njëjtat rroba 2 ditë radhazi?
Rrobat janë në kontakt me aroma si djersa e sqetullës. Mikrobet dhe bakteret e duan djersën, dhe kombinimi i të dyjave çon në erë të pakëndshme të trupit.

3. Mund ta ekspozoni veten ndaj mikrobeve të njerëzve të tjerë.

Pse nuk duhet të veshim të njëjtat rroba 2 ditë radhazi?
Të jesh i ekspozuar ndaj vajrave dhe baktereve të trupit tënd gjatë gjithë ditës është shumë ndryshe nga të qenurit i ekspozuar ndaj baktereve të njerëzve të tjerë.

Të gjithë kemi baktere në lëkurë dhe shumica e mikrobeve që përfundojnë në rrobat tona vijnë nga trupi ynë. Por është e mundur që të merrni mikrobe në rrobat tuaja nga njerëzit e tjerë, dhe megjithëse ato shpesh janë të padëmshme, disa prej tyre mund të shkaktojnë infeksion, veçanërisht nëse keni probleme me lëkurën.

4. Mund t'ju shkaktohet skuqje.

Pse nuk duhet të veshim të njëjtat rroba 2 ditë radhazi?
Nëse keni vënë re ndonjëherë një skuqje dhe krijimin e kruajtjejes në lëkurë kjo mund t'ju motivojë të ndërroni rrobat më shpesh.

Rrobat janë në kontakt të ngushtë me lëkurën dhe nëse rrobat e ndotura fërkohen me të, vajrat dhe bakteret e bllokuara në pëlhurë mund të shkaktojnë acarim.