Stil jete

Pse njerëzit tradhtojnë! Tradhtia është shumë më e komplikuar nga ç`duket

Pse njerëzit tradhtojnë! Tradhtia është shumë më e

Ekspertja e seksualitetit dhe psikoterapistja Esther Perel ka qasjen e saj ndaj tradhtisë duke qenë se ka studiuar shumë çifte.

Si fillim, Perel nuk e justifikon pabesinë, tradhtinë apo mashtrimin e çfarëdo lloji. Sipas saj: “Siç një mjek nuk të këshillon të sëmuresh me kancer, as unë nuk i këshilloj çiftet të tradhtojnë.” Në të njëjtën kohë, shpjegon se sa shumë mund të mësojmë nga pabesia.

Perel ofron mbështetje të specializuar për individët, çiftet dhe të dashuruarit e përfshirë në afera dashurie. Ajo këshillon se miqtë mund të jenë supet për t'u mbështetur.

Pse bëni thirrje për ta rimenduar tradhtinë?

Tradhtia është një përvojë që kaq shumë prej nesh e përjetojnë në një mënyrë apo në një tjetër, qoftë drejtpërdrejt në marrëdhëniet tona intime, qoftë nga historitë e të tjerëve. Kurdoherë që jam me një grup të ri njerëzish ose jam para një audience pyes se kush e ka përjetuar tradhtinë dhe rreth 80% e njerëzve thonë po. E megjithatë, tradhtia pak kuptohet.

Pabesia praktikohet botërisht dhe dënohet botërisht. Biseda rreth kësaj teme shpesh është gjykuese dhe nuk e ndihmon çiftin që përpiqet të merret me të, pavarësisht nëse ata po kërkojnë të rikuperohen dhe të qëndrojnë së bashku apo të ndahen. Duhet një dialog i ndryshëm për të ndihmuar çiftet dhe individët të bëhen më elastikë dhe më të fortë, çfarëdo që të zgjedhin për të ardhmen e tyre.

Njerëzit tradhtojnë për shumë arsye, por çfarë ndodh zakonisht kur dikush që është i lumtur dhe i dashuruar me partnerin e tij humb rrugën?

Ideja e një tradhtie pa fajtor ose pa shkak është e vështirë për t'u pranuar nga kultura jonë. Teoria kryesore e tradhtisë është se pas saj ekziston një gjendje para-ekzistuese - një marrëdhënie e trazuar ose një person i trazuar, dhe kjo është e vërtetë në shumë raste. Unë takoj vazhdoj njerëz që janë në marrëdhënie të mira, të cilët i duan partnerët e tyre, të cilët kanë qenë shumë të përgjegjshëm më parë, por në një moment e kanë humbur drejtimin. Pse?

Shpesh mendoj se tradhtia është një formë vetë-zbulimi. Nuk është se individët që tradhtojnë duan të ndahen nga partnerët e tyre, por duan të shkëputen nga vetja që kanë krijuar. Ata janë në kërkim të një versioni tjetër të vetvetes. (Kjo linjë e të menduarit nuk justifikon dhe nuk e pranon tradhtinë, por mund të na ndihmojë të kuptojmë pse njerëzit në marrëdhënie të lumtura dhe të përmbushura, tradhtojnë.) Ajo që i lumturon këta njerëz nuk është është aq shumë partneri i ri, por vetja e re, eksplorimi, transformimi.

Për shembull, gratë dhe nënat me të cilat flas shpesh mendojnë se kanë humbur ndjesinë e vetvetes. Ato e kalojnë gjithë kohën e tyre duke u kujdesur për gjithë familjen dhe pyesin veten: ç`jam shndërruar kështu? Ndonjëherë, një lidhje e re mund t'i bëjë ato të rilidhen sërish me gruan e dikurshme që u zhduk pas gruas dhe nënës.

Malli dhe humbja janë shpesh në qendër të një tradhtie. Ata mund të kenë humbur kohët e fundit një prind ose një mik, kanë zbuluar se vuajnë nga një diagnozë, ose u është kujtuar papritur se jeta është e shkurtër.

A mund t`i përshkruani tre fazat e rimëkëmbjes pas tradhtisë? Çfarë është kritike menjëherë pas kësaj?

Fazat nuk ndjekin rregullisht, njëra tjetrën, por përplasen me njëra-tjetrën. Mund të jenë tre hapa përpara, dhe pastaj një prapa. Por përgjithësisht shërimi pas tradhtisë ndahet në tre faza të përgjithshme: kriza, kuptimi dhe vizioni.

Kriza

Në fazën e krizës akute, njerëzit kanë nevojë për të kuptuar se çfarë kërkon vëmendjen e tyre më urgjente. A janë fëmijët (nëse ekzistojnë)? A ka ndonjë çështje shëndetësore? A rrezikohet dikush - reputacioni, shëndeti mendor, jetesa, etj? Dy njerëz po përjetojnë humbje të identitetit dhe të së ardhmes së tyre, të paktën siç e kishin imagjinuar. Ajo që është e rëndësishme menjëherë pas kësaj është që personi që ka pasur lidhje të tregojë pendim dhe të pranojë fajin. Gjithashtu, është e rëndësishme të jesh atje për partnerin që është tradhtuar - i cili mund të duket ndryshe në çdo në moment. Partneri ka të ngjarë të jetë i hutuar dhe shokuar. Mund të përjetojë shumë emocione në dukje kontradiktore. Ndonjëherë, pabesia duket kaq e rëndë sa çifti nuk mund të gjejë asnjë mënyrë për t'u kthyer së bashku. Ndonjëherë, njerëzit do të zbulojnë se bëjnë biseda çuditërisht shëruese me njëri-tjetrin, me një nivel ndershmërie që nuk e kanë pasur prej vitesh. Ndonjëherë, çiftet bëjnë seks intensiv, pasionant dhe nuk e kuptojnë pse.

Kuptimi

Kjo është faza kur ju po përpiqeni t`i kuptoni të gjitha: Pse ndodhi kjo? Çfarë roli mund të ketë luajtur secili person? Çfarë nënkuptonte tradhtia? A ka diçka që mund të mësojmë nga kjo?

Vizioni

Çfarë mbetet më tej? Përfundimisht njerëzit përcaktojnë se ku të shkojnë më pas, qoftë veçmas apo së bashku. Historia e tradhtisë mund të shkruhet nga vetëm njëri partner, por historia e marrëdhënies është e shkruar nga të dy".

Pse është kaq e rëndësishme që personi që pati një lidhje të kalojë nga turpi në faj?

Tradhtitë shpesh kryhen nga njerëz me një ndjenjë të fortë narcizmi - unë e meritoj këtë - por jo gjithmonë. Në çdo rast, njerëzit racionalizojnë dhe arsyetojnë çështjen në mënyrat e tyre për ta bërë atë të pranueshme për veten e tyre .Kur një partner zbulon për një lidhje, ndiejnë turp. Pastaj faj. “Unë jam një person i tmerrshëm - si mund të bëja diçka të tillë?”