Stil jete

Pse i mbyllim sytë kur puthim?

Pse i mbyllim sytë kur puthim?

Puthja më e gjatë në botë zgjati për 58 orë e 35 minuta e 58 sekonda. Ndërkohë që nuk e dimë se si ky çift ia doli të duronte aq gjatë, dimë diçka tjetër: Pse i mbyllim sytë kur puthim?

Nëse e ke pyetur ndonjëherë veten, ka më shumë se një arsye.

Pse i mbyllim sytë kur puthim?

Ndihmon trurin të përqendrohet më mirë.

Sipas një studimi të kryer nga psikologët, kur ka shumë fushëpamje ose shpërqendrime përreth nesh, bëhet e vështirë për trurin të përqendrohet. Aftësia jonë për të kuptuar gjërat vështirësohet kur sytë shikojnë rreth e rrotull.

Pse i mbyllim sytë kur puthim?

Kjo do të thotë që ju doni të ndjeni më shumë.

Ashtu si mbyllja e syve ju ndihmon të hiqni qafe shpërqendrimet përreth jush, gjithashtu ju lejon të përjetoni plotësisht ndjesinë e puthjes. Duke mbyllur sytë për t`u puthur, ne i mundësojmë trurit që të mbajë fokusin e tij tek prekja më shumë se tek shqisat e tjera.

Meqenëse puthja është një nga gjërat më personale dhe intime, kjo mund të bëjë që ju ose partneri të doni të ndjeheni pa asnjë kompleks.

*Burimi Bright Side