Stil jete

Pse gjestet e mëdha romantike në fillim të lidhjes, mund të jenë sinjal alarmi

Pse gjestet e mëdha romantike në fillim të lidhjes, mund të

Gjestet e vazhdueshme romantike në fillim të lidhjes mund të jenë në fakt sinjal alarmi. Pse? Sepse partneri në fakt mund të jetë duke ju manipuluar përmes ketyre gjesteve.

Ka edhe një emër ky fenomen. Quhet “love bombing” dhe kjo teknikë përdoret zakonisht nga partnerët narcizistë për të manipuluar emocionalisht.

Kjo teknikë përfshin dhënien e dhuratave, organizimin e surprizave, komplimentet e shumta si e si për të fituar besimin e partnerit.

Chitra Raghavan, profesore e psikologjisë ka shpjeguar se kjo sjelle e narcistëve bëhet me qëllimin për të marrë në dorë drejtimin e marrëdhënies.

“Një partner, zakonisht mashkull, por jo domosdoshmërisht, e mbyt partnerin me vëmendje, dhurata, komplimente, lajka dhe në thelb krijon këtë kontekst në të cilin ai sillet sikur të ishte partneri i përsosur i jetës”, tha Dr. Raghavan. “Realiteti është se ky person po përpiqet të manipulojë partnerin, ta nënshtrojë atë, në mënyrë që të ketë kontroll të plotë mbi të”.

Vështirësia për të dalluar një marrëdhënie të shëndetshme nga ajo e sëmurë

Problemi është aftësia për të dalluar një marrëdhënie të shëndetshme nga ajo e pashëndetshme, veçanërisht në fillim gjatë daljeve të para së bashku. Në përgjithësi, tha Raghavan, nëse partneri tregon vëmendje të tepruar, një zile alarmi duhet të bjerë në kokën tonë. Nëse dikush ju pushton me vëmendje që në takimin e parë, kjo nuk është një shenjë e mirë.

Vëmendje duhet t'i kushtohet edhe disa fjalëve të thëna nga partneri. Fraza të tilla si 'ti je shpirti im binjak', 'Nuk kam takuar kurrë dikë si ty' ose 'ti je gjithçka për mua' duhet të shkaktojnë shqetësim.

Një narcisist manipulues nuk është kurrë i interesuar të krijojë një marrëdhënie të vërtetë emocionale. Gjithçka që ai dëshiron është të ndihet sikur ka një person tjetër në dorë, nën kontroll.