Stil jete

Pse fjala 'Por' është ajo që shkatërron çdo ditë e nga pak marrëdhëniet?

Pse fjala 'Por' është ajo që shkatërron çdo

Ndonjëherë jeni të habitur kur partneri thotë: Ti nuk më respekton.

Ndoshta se nuk i ke thënë asgjë. I ke thënë vetëm vazhdimisht "por"...

Pas çdo gjëje një "por" nuk është një mënyrë e efektshme për të pasur një marrëdhënie të lumtur dhe afatgjatë.

Disa shembuj kur kjo fjalë shkatërron momentin.

“Të dua, por do të doja të ishe më romantike”.

"Unë të respektoj, por ke një tendencë për të qenë më e urtë seç duhet".

“Ti je e bukur, por kohët e fundit ke shtuar disa kilogramë”.

"Dua mendimin tënd, por ja çfarë kam vendosur të bëj ..."

"Por" në secilën prej këtyre deklaratave në thelb fshin komplimentin ose vlerësimin që i paraprin.

"Por" është pothuajse gjithmonë një fjalë përjashtimi dhe mohimi.

Pse e përdorim fjalën "por"

Shumë prej nesh e përdorin atë për të thënë atë që mendojmë me të vërtetë me qëllimin për të zbutur ashpërsinë. Pavarësisht nga kjo përpjekje, theksi vihet në atë për të cilën jemi të zhgënjyer ose kritikë.

Partneri juaj e sheh këtë. Kështu që përpiqu të mos e përdorësh më. Nëse ke diçka për t'i thënë, thuaja drejtpërdrejtë.