Stil jete

Pse fëmijët zihen shumë dhe çfarë të bëjnë prindërit

Pse fëmijët zihen shumë dhe çfarë të
Çdo familje me shumë fëmijë ka me siguri zëra të lartë, përplasje dyersh dhe shumë grindje dhe zënka. Fëmijët zihen për shumë arsye. Ata mund të jenë të uritur, të lodhur ose thjesht të mërzitur nga njëri-tjetri.

Cilat janë shkaqet kryesore të grindjeve të fëmijëve?

Shkenca rendit disa arsye për këto grindje, dhe megjithëse nuk janë befasuese, ato mund të çojnë në një reflektim për prindërit nëse ata duhet të korrigjojnë sjelljen e tyre.

Trajtimi preferencial: Disa kultura, ku bëjmë pjesë dhe ne shqiptarët, i kushtojnë më shumë rëndësi një gjinie mbi një tjetër, dhe kjo mund të çojë në pakënaqësi dhe, pra, në grindje mes vëllezërve.

Një thirrje për pavarësi: Fëmijët, qoftë si parashkollorë apo si adoleshente, e kanë shjumë të nevojshme lirinë dhe pavarësinë për t’i bërë gjërat vetë. Me hormonet e tërbuara ose aftësitë e kufizuara sociale vjen një betejë për barazi me vëllezërit e motrat më të mëdhenj ose më të vegjël. Kjo shkakton pakënaqësi dhe, për rrjedhojë, grindje.

Nevojë për vëmendje: Ndonjëherë vëllezërit e motrat mund të grinden me njëri-tjetrin nëse e kuptojnë se kjo është një mënyrë për të tërhequr vëmendjen e prindërve. Kjo është më shumë një nevojë për dashuri dhe vëmendje.

Karaktere të ndryshme: Të gjithë fëmijët janë të ndryshëm, edhe nëse kanë të njëjtat gjene. Grindja mes individëve me karaktere të ndryshëm që jetojnë me njëri-tjetrin është normale, për sa kohë që nuk bëhen shqetësuese.

Ç’të bëjnë prindërit kur fëmijët zihen gjatë gjithë kohës?

1. Mësoni kur të ndërhyni dhe kur jo.

Pse fëmijët zihen shumë dhe çfarë të
Dhuna, ngacmimi dhe shenjat e tjera të grindjes fizike duhet të eliminohen që në fillim. Asnjë grindje nuk mund të justifikojë goditjen e njëri-tjetrit.

Por nëse debati është relativisht i butë dhe fëmijët duket se po e zgjidhin, nuk ka nevojë të ndërhyni. Studimet thonë se fëmijët që i zgjidhin vetë zënkat bëhen më tolerantë në të ardhmen.
Kështu që herën tjetër që fëmijët grinden, qoftë edhe me zhurmë, lërini ta zgjidhin vetë për sa kohë që nuk ka kërcënim fizik.

2. Ndërmjetësoni, por mos gjykoni.

Pse fëmijët zihen shumë dhe çfarë të
Çdo prindër, i do fëmijët njësoj. Por ndonjëherë, mund të mos gjykojnë ftohtë kur fëmijët grinden. Ju, pa dashje, mund të përfundoni duke marrë anën e një fëmije mbi të tjerët, duke krijuar edhe më shumë pakënaqësi.

Nëse lufta bëhet e shëmtuar dhe ju ndërhyni, mos mbani anë. Në vend të kësaj, inkurajoni fëmijët që të flasin mes tyre, kërkojuni të gjejnë zgjidhje për problemin dhe ndihmojini ata të arrijnë një marrëveshje vetë.

3. Kaloni kohë me secilin fëmijë individualisht.

Pse fëmijët zihen shumë dhe çfarë të
Fëmijët janë shumë të ndryshëm. Nëse njëri dëshiron të shikojë një film, ndërsa tjetri dëshiron të lexojë një libër, përpiquni të kaloni kohë me secilin. Për shpërblime dhe dhurata, sigurohuni që t'i merrni secilit fëmijë atë që i pëlqen, në vend të të njëjtës gjë.

4. Përdorni të njëjtën disiplinë.

Pse fëmijët zihen shumë dhe çfarë të
Ndonëse mund të mos merrni anë ose të ndërhyni, ka raste që do t'ju duhet të jepnni dënime si prind. Harrojeni se kush e filloi luftën. Kur dhe nëse vëllezërit e motrat zihen, trajtojini të gjithë njësoj.

5. Mbi të gjitha ruani gjakftohtësinë.

Pse fëmijët zihen shumë dhe çfarë të
Mos harroni asnjëherë se jeni i rritur. Në çdo situatë, pa marrë parasysh se çfarë kanë bërë fëmijët tuaj, ju nuk mund të bërtisni me të madhe. Për sa kohë që grindja nuk është agresive mund ta zgjidhni duke ruajtur qetësinë.