Stil jete

Pse fëmijët e dytë, sidomos djem, janë më rebelët

Pse fëmijët e dytë, sidomos djem, janë më rebelët

Sipas disa studimeve fëmijët e dytë janë më rebelë se të parët.

Një studim i ti nga Joseph Doyle e përforcon edhe njëherë këtë fakt. Fëmijët e lindur të dytët në radhë, sidomos djem, janë rebelë të vërtetë. Pse?

Sipas studimeve, ata priren të marrin më pak vëmendje, por edhe të kenë më pak kontroll prindëror se sa vëllezërit dhe motrat e lindur të parët.

Kjo mund t'i bëjë ata të ndihen më pak të vlerësuar dhe më të neglizhuar. Në këto kushte, ata kërkojnë vëmendje dhe pranim nga burime të tjera, të tilla si kolegët ose figurat e autoritetit.

Ka akoma. Fëmijët e dytë mund të jenë edhe më pak të pjekur se fëmijët e parë. Kjo ndodh pasi modelet e tyre për t`u imituar janë vëllezërit dhe motrat, që gjithashtu janë të vegjël. Ndërkohë që për fëmijët e parë të shtëpisë modelet janë prindërit dhe të rriturit.

Kjo mund të çojë në të adoptuarin e sjelljeve më irracionale dhe impulsive nga vëllezërit e motrat e tyre, në vend që të mësojnë nga të rriturit.

Për më tepër, fëmijët e lindur të dytët mund të përballen me më shumë konkurrencë dhe krahasimi me vëllezërit e motrat e tyre të parëlindur, të cilët zakonisht janë më të suksesshëm dhe më të bindur, i bën të ndihen keq. Kjo mund bëjnë që ata të zhvillojnë ndjenjën e inferioritetit, pakënaqësi dhe prirjen për t'u rebeluar kundër pritshmërive dhe normave të imponuara nga prindërit dhe shoqëria e tyre.