Tani në dimër asgjë nuk të qetëson më shumë sesa një dush i gjatë dhe i nxehtë, sidomos pas një dite të ngarkuar. Por temperatura e ujit në dush është zakonisht shumë e nxehtë për të larë dhe flokët, dhe zakoni i larjes me shampo e me ujë të nxehtë mund të ndikojë në shëndetin dhe bukurinë e tyre.
Në fakt, është më mirë të përdorni ujë të freskët për të shpëlarë flokët dhe t'i lani në lavaman, ku është më e lehtë të kontrolloni temperaturën.
Bright Side ka zbuluar arsyet pse larja e flokëve në dush mund të mos jetë zgjidhja e duhur.
1. Mund t'ju thajë flokët.
Ashtu si mjetet e nxehta të stilimit mund t’ju dëmtojnë flokët, uji i nxehtë me avull mund t'i thajë ato dhe t'i bëjë të duken si kashtë. Është më mirë të kontrolloni temperaturën e ujit kur lani flokët dhe të përdorni ujë të vakët .
2. Mund të shkaktojë rënie të flokëve.
Larja e rregullt e flokëve me ujë të nxehtë mund të dobësojë fijet e flokut, t’i bëjë të brishta dhe të prirura për t'u këputur. Uji i nxehtë gjithashtu hap poret në skalpin tuaj, duke i bërë rrënjët e flokëve më të dobëta dhe duke shkaktuar më shumë humbje të flokëve.
Larja e flokëve me shampo në dush kur temperatura është e lartë largon vajrat natyralë nga flokët.
3. Mund të shkaktojë kruarje të kokës.
Uji i nxehtë është i shkëlqyeshëm për të hequr papastërtitë dhe grumbullimin e baktereve, por gjithashtu largon vajra shumë të nevojshëm duke shkaktuar thatësi.
Lëkura e kokës ka një shtresë lipide epidermale yndyrore natyrale që e mbron atë nga bakteret. Larja e flokëve me ujë të nxehtë mund ta shkrijë këtë shtresë, duke shkaktuar kruajtje dhe irritim të lëkurës së kokës.
4. Ngjyra e flokëve mund të zbehet më shpejt.
Një nga gjërat e para që stilistët zakonisht u thonë klientëve të tyre që sapo kanë lyer flokët është të shmangin larjen me ujë të nxehtë. Përveç tharjes së flokëve, uji i nxehtë hap kutikulat e tyre, duke lejuar që molekulat e ngjyrës të largohen.
Nëse doni ta mbani nuancën e re të flokëve më të shndritshme për më gjatë, lani me shampo e ujë të freskët dhe shpëlajeni në fund me ujë të ftohtë, aq sa mund të duroni.
5. Mund t'ju shkkatohet zbokth.
Nëse vuani nga zbokthi, është më mirë t'i rezistoni tundimit për të larë flokët me shampo me ujë të nxehtë, edhe në ditët më të ftohta.
Larja e flokëve në dush të nxehtë e than lëkurën e kokës, dhe skalpi i thatë është arsyeja më e zakonshme për krijimin e zbokthit.
6. Mund t’i fryjë.
Fryrja e flokëve pas larjes mund të jetë e bezdisshme dhe zakonisht nevojitet përdorimi i produkteve të veçanta për t’i zbutur.
Zakoni i larjes së flokëve në dush të nxehtë mund të jetë një nga arsyet pse bëhet kjo. Kjo është për shkak se flokët e thatë përpiqen të thithin lagështinë nga ajri, duke bërë që kutikula të fryhet dhe flokët të duken më me volum.