Stil jete

Pse e hëna është dita më e keqkuptuar e javës

Pse e hëna është dita më e keqkuptuar e javës

Kur Boomtown Rats, një grup irlandez, publikoi 'I Don't Like Mondays' në 1979-ën, kënga u bë një hit i menjëhershëm. Frymëzimi erdhi pas sulmit masic në Shkollën Fillore të Cleveland, në San Diego, po atë vit. Autori 16-vjeçar që vrau dy të rritur dhe plagosi 8 fëmijë nga 36 të shtëna, renditi si arsyen e këtij krimi faktin që nuk i pëlqente e hëna.

Megjithatë, kjo nuk është arsyeja pse kënga bëri jehonë në mbarë botën. Se shumica e njerëzve as nuk e kanë idenë se nga u frymëzua kënga. Ajo që të gjithë dinë është vështirësia për të mbledhur energjinë, për t'u ngritur nga shtrati të hënën në mëngjes në mënyrë që të përballohet java në vazhdim.

Një studim i botuar në vitin 2021 nga Journal of Applied Psychology, zbuloi se njerëzit priren të jenë më të edukuar të hënën dhe bëhen më të sjellshëm me zhvillimin e javës. Një punim tjetër nga Yun Tae Hëang dhe Amy Kang i botuar në Journal Medical of Australia shkon aq larg sa të diagnostikojë një gjendje të re, “Mondayitis”. Autorët e përkufizojnë atë si 'një sëmundje sistemike me një grup simptomash jo specifike, duke përfshirë lodhjen, letargjinë ose distiminë, nervozizmin, kokëfortësinë, fotofobinë, gojën e thatë dhe dhimbjen e kokës në mungesë të një sëmundjeje tjetër’.

Këto simptoma zakonisht shfaqen në ditën e parë të punës pas një periudhe pushimi, e cila mund të jetë një fundjavë, ose një festë më e gjatë. Ato mund t'i bëjë punonjësit të marrin leje, të vendosin të punojnë nga shtëpia, ose nëse paraqiten në zyrë, të jenë të shkëputur dhe të padisponueshëm.

“Mondayitis” duket se është ngjitës, duke infektuar ditë të tjera të javës. Disa amerikanë ankohen tani për 'frikën e së dielës', kur tmerri para të hënës fillon ndërsa fundjava po i afrohet fundit. Të dyja kushtet mund të përkeqësohen nga një hangover në fundjavë, ose kujtime të dhimbshme.

Pandemia e Covid-19 ka bërë që shumë njerëz të rivlerësojnë balancën e tyre punë-jetë. Një lëvizje më e gjerë po promovon idenë e një jave pune katërditore, një ndryshim i së cilës do ta bënte të hënën pjesë të fundjavës (megjithëse kjo mund të çojë në një epidemi të Tuesdayitis, pra të së martës). Në mënyrë më pak ambicioze dhe realiste, një fushatë e mediave sociale për 'të hënat minimale' sugjeron për një fillim të butë të javës.

Në ditën e parë të javës punonjësit nuk duhet të zhyten në apati, lodhje dhe dëshirë që gjërat të ishin ndryshe.

Rreth 60 orët e mëparshme ndoshta i keni kaluar me njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me punën tuaj. Ju mund të keni përgatitur - ose thjesht të keni shijuar - një vakt më të mirë ushqimi, sesa një sanduiç në pushimin e punës. Ju mund të keni dalë për një shëtitje në park, ose thjesht keni qëndruar shtrirë në shtrat. Sido që të jetë, pothuajse me siguri jeni qetësuar.

Dushi i parë, kafeja dhe rruga për në punë pas fundjavës nuk kanë pse të duken si një shëtitje me një çantë shpine plot me gurë. Përkundrazi, ato mund të jenë të mbushura me një ndjenjë të përtërirë qëllimi. E ke vetë në dorë!