Stil jete

Pse duhet t`i bësh miq njerëzit që betohen shumë

Pse duhet t`i bësh miq njerëzit që betohen shumë

Betimi është një mënyrë për të marrë përsipër përmbushjen e një detyrimi, mbajtjen e një premtimi ose sigurimin se ajo që po thua është e vërtetë.

Kur jemi të vegjël betohemi më shumë dhe teksa rritemi heqim dorë nga frika se mos dalim nga fjala. Na kanë mësuar se betimi është i shenjtë e se nuk mbajtur. Ose, ose të mos përdoret për të mbuluar një gënjeshtër.

Plus pastaj përfshihen në këtë çëshje edhe stereotipet sociale që i konsiderojnë ata që betohen si jo inteligjentë dhe pak të arsimuar. Ky mendim lidhet me faktin se ata që betohen e përdorin si një mënyrë për të shprehur atë që nuk e thonë dot me fjalë, e që nuk kanë aftësi bindëse.

Psikologët Kristin Joy e Marist College dhe Timothy Jay i Massachusetts College of Arts Liberal nuk pajtohen.

Studimi i tyre u kundërvihet stereotipeve duke qenë se tregon për njerëz që janë shumë inteligjentë, pa paragjykime dhe të pakushtëzuar nga asgjë.

Studiuesit e mësipërm bien dakord që njerëzit që betohen shpesh si dhe ata që shajnë, ose shprehen me fjalë të konsideruara tabu, janë më spontanët dhe të sinqertët.

Dhe në fakt ka shumë studime që mbështeësin këtë fakt.

Për shembull, në situata krimesh. Të akuzuarit e pafajshëm kanë më shumë gjasa të mallkojnë autorët, sesa të mohojnë akuzat.

Për më tepër, duket se betimi disa herë gjatë dhënies së një dëshmie i bën dëshmitarët dhe të pandehurit shumë më të besueshëm.

Pra, thënë ndryshe: nëse betoheni dhe e bëni shpesh, ju jeni të sinqertë dhe të zgjuar.

E thotë shkenca!