Stil jete

Princi Harry dhe William përkujtojnë Princeshën Diana, në ditën e saj të lindjes

Princi Harry dhe William përkujtojnë Princeshën Diana, në

Princi Harry dhe William kanë përkujtuar nënën e tyre të ndjerë, Princeshën Diana, në ditën e saj të lindjes, plot 25-vjet pas vdekjes së saj.

Princi Harry dhe William përkujtojnë Princeshën Diana, në

Në ceremoninë e ndarjes së çmimit Diana, një event mbarëbotëror filantropik i emëruar në nder të princeshës së ndjerë Prince Harry para 180 filantopëve të rinj tha:

"Sot, ne po reflektojmë për atë që do të kishte qenë ditëlindja e 61-të e nënës sime. Dhe këtë vit janë gjithashtu 25 vjet nga vdekja e saj. Nuk ka asnjë ditë gjatë dy dekadave e gjysmë ku nuk kam menduar për gjurmën që ajo la jo vetëm tek unë dhe vëllai im, por në të gjithë jetën tone. Unë shoh trashëgiminë e saj tek të gjithë ju.

Nëna ime ka rrënjosur tek unë dhe tek të gjithë ne një dëshirë për të folur dhe luftuar për një botë më të mirë. Dhe tani, si bashkëshort dhe prind, zëri i nënës sime është edhe më i fortë në jetën time.

Unë e di që kujtimi që mbaj për të nuk do të shuhet kurrë, sepse shoh shpirtin e saj në secilin prej jush.

Princi Harry dhe William përkujtojnë Princeshën Diana, në

Ndërsa Princi William në një mesazh drejtuar filantopëve të rinj u shpreh: Besoj se nuk ka mënyrë më të mirë për të festuar jetën dhe punën e saj sesa të njohësh njerëz të jashtëzakonshëm që i kushtojnë kaq shumë kohë dhe përpjekje për të ndihmuar njerëzit përreth."