Stil jete

Philip Morris International lançon IQOS Together X. Mbi 27 milionë duhanpirës heqin dorë nga cigaret

Philip Morris International lançon IQOS Together X. Mbi 27 milionë

• Nismat bëjnë thirrje për ndërgjegjësim që të tjerët t'i bashkohen përpjekjeve të tyre për t'i bërë cigaret të pakonsumueshme.

• IQOS Together X u krijua për të angazhuar komunitetin në rritje të të rriturve që po përshpejtojnë ofrimin e një të ardhmeje pa duhan me zgjedhjen e tyre për t'u larguar nga cigaret.

Në mbështetje të misionit të tyre pa duhan dhe për të festuar më shumë se 27 milionë përdorues të sistemit numër 1 të ngrohjes së duhanit në botë për duhanpirësit e rritur, Philip Morris International ka prezantuar IQOS Together X. IQOS Together X synon të festojë zgjedhjen e bërë nga miliona përdorues të IQOS në mbarë botën për t'u larguar nga cigaret duke kaluar në alternativa më të mira për të vazhduar duhanin. “Përmes platformës IQOS Together X, ne po angazhohemi me anëtarë të komunitetit IQOS nga e gjithë bota – një komunitet që përfshin më shumë se 27 milionë të rritur – dhe ftuam disa prej tyre që të na bashkoheshin në ngjarjen globale në Athinë," tha Stefano Volpetti, Presidenti i PMI-së për Produktet e duhanit pa tym dhe Shefi për Konsumatorët.

"Të shohim kaq shumë anëtarë të këtij komuniteti së bashku gjatë kësaj ngjarjeje të veçantë është një mundësi për ne që të festojmë rolin e tyre në vjetërsimin e cigareve dhe t'i inkurajojmë ata që të ndikojnë duhanpirësit e tjerë të rritur të ndërrojnë mënyrën e kosumimit të duhanit nëse nuk duan të heqin dorë."

PMI është e përkushtuar të informojë burrat dhe gratë që pinë duhan dhe njerëzit që kujdesen për ta për ekzistencën e alternativave më të mira pa tym, duke inkurajuar duhanpirësit të ndryshojnë mënyrën e konsumimit të duhanit, dhe të mbështesin e festojnë udhëtimin e tyre pa duhan për të krijuar besim në vendimin për t'u larguar nga cigaret.

IQOS TOGETHER X thekson fuqinë e zgjedhjes dhe ofron përvoja të zgjedhura nga konsumatorët e rritur. Nisma, e cila ka qarkulluar në tregjet në mbarë botën për 6 muajt e fundit, ka mbledhur reagimet e konsumatorëve për të krijuar një përzgjedhje të përvojave në ngjarjen globale në Athinë. IQOS Together X u krijua për të angazhuar komunitetin në rritje të të rriturve që po përshpejtojnë ofrimin e një të ardhmeje pa duhan me zgjedhjen e tyre për t'u larguar nga cigaret.

"Ne jemi të lumtur të presim ngjarjen e parë globale Together X këtu në Athinë," tha George Margonis, Drejtori Menaxhues për Greqinë, Qipron dhe Maltën.

“Papastratos po udhëheq afrimin e një të ardhmeje pa duhan në Greqi dhe ne jemi të nderuar të mirëpresim konsumatorët e rritur nga Greqia dhe nga tregjet në mbarë botën.

Ne e përshëndesim zgjedhjen që ata kanë bërë për të lënë pas cigaret dhe duam t'u kujtojmë se janë pjesë e një komuniteti global në rritje të të rriturve që po realizojnë përparim domethënës për veten e tyre, për ata që kujdesen për to dhe shëndetin publik."

Ngjarja IQOS Together X u zhvillua më 29 shtator 2023, në Ellinikon Park në Athinë, Greqi, duke mbledhur së bashku mijëra anëtarë të komunitetit IQOS nga 19 vende të botës: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Republika e Çekisë, Estonia, Gjermania, Greqia, Italia, Kazakistani, Letonia, Lituania, Maqedonia e Veriut, Filipinet dhe Rumania, Serbia, Sllovakia dhe Zvicra. Transformimi i Philip Morris International - dhe përpjekjet e tij për të përshpejtuar fundin e cigareve - ndërthuren mirë me transformimin e Ellinikon Park pasi të dy përdorin zgjidhje novatore për të nxitur përparimin drejt alternativave më të mira që adresojnë sfidat e botës reale.

Arritjet dhe iniciativat e PMI për të mbështetur duhanpirësit e rritur të bëjnë zgjedhje më të mira përfshijnë:

• Që nga viti 2008, PMI ka investuar më shumë se 10.5 miliardë dollarë për të zhvilluar, vërtetuar shkencërisht dhe komercializuar produkte inovative pa tym për të rriturit që vazhdojnë të pinë duhan, me synimin për t'i dhënë fund shitjes së cigareve.

• PMI është i vetmi prodhues kryesor i duhanit që është angazhuar publikisht për të hequr dorë nga cigaret.

• Produktet pa tym të PMI janë të disponueshme për shitje në 80 tregje dhe PMI vlerëson se ka rreth 27.2 milionë përdorues të rritur të produkteve pa tym të PMI.

• Më 7 korrik 2020, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) autorizoi tregtimin e sistemit të ngrohjes së duhanit IQOS si një produkt duhani me rrezik të modifikuar (MRTP) me informacione për ekspozimin e reduktuar.

• Në vitin 2020, Greqia krijoi një ent rregullator për të lejuar deklaratat në lidhje me ndikimin në shëndet pas një vlerësimi shkencor nga autoritetet kompetente. Një pretendim i tillë shëndetësor është miratuar për Sistemin e Ngrohjes së Duhanit (THS), i komercializuar si IQOS.

*Ky shkrim është i sponsorizuar