Stil jete

Personat që pinë kafe bëjnë më shumë hapa, por më pak gjumë

Personat që pinë kafe bëjnë më shumë hapa, por

Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në mbarë botën, por ka teori të ndryshme lidhur me efektet positive dhe negative të saj.

Gjetjet e reja nga një studim i vogël i botuar të enjten në The Neë England Journal of Medicine, sugjerojnë të mirat dhe të këqijat: Pirja e të paktën një filxhani kafe në ditë mund t'ju bëjë të lëvizni më shumë, por të flini më pak.

Autorët nga universiteti i Kalifornisë rekrutuan 100 të rritur të shëndetshëm që ishin mesatarisht 39 vjeç dhe nga zona e San Franciskos. Secilit pjesëmarrës iu caktua të pinte sa kafe donte për dy ditë, më pas të abstenonte për dy ditë, duke e përsëritur atë cikël gjatë një periudhe dyjavore.

Në ditët e pirjes së kafesë, pjesëmarrësit morën mesatarisht 1058 hapa më shumë sesa në ditët e abstenimit, zbuluan autorët. Por në ato ditë, gjumi mori një goditje, me pjesëmarrësit që mbyllnin sytë 36 minuta më pak. Sa më shumë kafe pinin, aq më shumë aktivitet fizik dhe më pak gjumë kishin.