Pas vrasjes që bëri burri në sheshxhirim, Hilaria Baldwin thyen heshtjen

E Martë 26 Tetor 2021, 08:43
TiranaPost
Një një foto me sfond të zi, Hilaria Baldwin ka reaguar për herë të parë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në sheshxhirim, ku bashkëshorti i saj Alec Baldwin vrau kineasten dhe plagosi regjisorin.
“Zemra ime është me Halyna-n, burrin e saj, djalin e saj, familjen e tyre dhe gjithë të dashurit. Zemra ime është edhe me Alec. Është diçka e trishtueshme për të cilën nuk kam fjalë. Është e pamundur të shpreh tronditjen dhe hidhërimin për këtë ngjarje tragjike. Zemërthyerje, humbje, mbështetje”, me këto tre fjalë e mbyll mesazhin e saj Hilaria.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë xhirimeve të filmit “Rust”, të cilat janë pezulluar. Alec është tërhequr momentalisht dhe po bashkëpunon me policinë për zbardhjen e ngjarjes.