Shtëpia që dua

Pas këtij viti, planimetria e shtëpive do të ndryshojë përgjithmonë

Pas këtij viti, planimetria e shtëpive do të ndryshojë

Tetorin e kaluar Sally dhe i dashuri i saj Jordan filluan bashkëjetesën. Ajo sapo kishte lënë punën e përhershme dhe kishte filluar diçka tjetër, më në profesion, por me kohë të pjesshme dhe me pak të ardhura. Kështu që gjetën në shtëpi në katin e parë, me hapësira të vogla dhe pa ballkon. Në shtëpi nuk kalonin shumë kohë. Shkonin vetëm për të ngrënë dhe për të fjetur.

Pastaj, në fund të marsit erdhi bllokimi.

“Ktheheshim nga shëtitja me orar të kufizuar dhe shikonim katet sipër nesh. Ballkonet ishin plotë me njerëz. Të gjithë dukeshin të lumtur, të paktën më të lumtur se ne. Ne nuk kishim ballkon”, thotë Sally.

Ballkonet u shndërruan në simbol të lirisë. U bënë kontakti më i afërt me botën jashtë, përveç atij virtualit. Njerëzit bisedonin nga shtëpia në shtëpi, këndonin, luanin në instrumente. Ballkoni u bë një dhomë frymëmarrjeje.

Ata nuk e menduam më gjatë. U lidhën me një agjenci, folën me qiradhënësin dhe lanë shtëpinë që kishin për të marrë një tjetër, me ballkon dhe sigurisht me qira pak më të lartë. Ishte e vetmja mënyrë për të fituar pak më shumë liri. Lëvizën në një pallat afër, në katin e tretë dhe me ballkon.

“Është e çuditshme, sepse edhe shtëpia tjetër që morëm i kishte mobiljet thuajse identike me atë që kishim, por këtu ndiheshim shumë më komodë”, thotë ajo.

Gjashtë muaj pas izolimit, artitektët dhe inxhinierët duket se kudo në botë po i kushtojnë më shumë rëndësi ballkoneve, për të ndërtuar më të mëdhenj, në projektet e reja që kanë në dorë.

Disa projekte ka në dorë edhe ndërtuesi më i madh i ballkoneve në Angli. Rreth 5 mijë apartamente kanë marrë lejen për të shtuar një të tillë në shtëpinë e tyre.

*Burimi The Guardian