Stil jete

Pas 3 vitesh, Oscars ka më në fund një prezantues

Pas 3 vitesh, Oscars ka më në fund një prezantues

Që prej 2018-ës çmimet Oscars janë ndarë pa prezantues. Shfaqja është përshtatur në mënyrë të tillë që të ftuarit kanë prezantuar njëri-tjetrin. Këtë vit do të ketë një mikpritës. Mund të pyesni cilin?

Emri ende nuk është bërë publik. Akademia vetëm kaq ka bërë me dije.

THR raportoi se Tom Holland i “Spider-Man” shprehu interes për të pritur shfaqjen e çmimeve dhe Akademia e kontaktoi për ta diskutuar si mundësi.

Kujtojmë se dy vite më parë ishte Kevin Hart ai që do prezantonte eventin, por një deklaratë e tij kundër homoseksualëve, e detyroi të jepte dorëheqjen.