Park Avenue, i pari dhe i vetmi projekt në Shqipëri me certifikimin BREEAM
Në mes të ndryshimit dinamik të industrisë së ndërtimit, përqafimi i praktikave pro-mjedisit në projektimet teknike të ndërtesave ka qenë një sfidë e madhe sepse në Shqipëri ashtu si në shumë vende të tjera të Ballkanit, mungojnë standardet e projektimit. Mirëpo certifikimi BREEAM për kullën Park Avenue paralajmëron një hap të rëndësishëm.
BREEAM është një certifikim i njohur globalisht që vlerëson performancën mjedisore të ndërtesave. Ekspertët e Colliers - kompani udhëheqëse e shërbimeve profesionale dhe e menaxhimit të investimeve, e cila operon në 66 vende në mbarë botën – i dhanë Park Avenue certifikimin BREEAM Design Stage me vlerësimin Shkëlqyeshëm.
I vendosur në qendrën e re urbane të Tiranës, Park Avenue është një projekt elitar dedikuar biznesit. I projektuar për të tejkaluar standardet, Park Avenue u vlerësua nga Colliers për aspekte të ndryshme të qëndrueshmërisë, duke përfshirë efikasitetin e energjisë, ruajtjen e ujit, menaxhimin e mbetjeve, përdorimin e materialeve të qëndrueshme dhe cilësinë e mjedisit të brendshëm.
“Lajmi i sotëm është një hap i madh përpara për mjedisin e ndërtimit në Shqipëri,” u shpreh Jane Goddard, zëvendës CEO dhe Shefe e Marketingut e BRE. “Park Avenue ka vendosur tashmë një standard të lartë në tregun e pasurive të paluajtshme tregtare të qëndrueshme në këtë pjesë të Europës,” shtoi Edyta Chromiec, Drejtore e Asociuar në Këshillimin Strategjik ESG, Colliers Poloni.
“Pas 15 vite ndërgjegjësimi të vazhdueshëm të Colliers Albania për rëndësinë e certifikimit të ndërtesave të gjelbra, tregu shqiptar i pasurive të paluajtshme ka filluar të jap rezultatet e para,” theksoi Stela Dhami, Partnere e Colliers Albania.
“Ky projekt përcjell deri në detaje inovacionin dhe është një përzierje strategjike e dizajnit bashkëkohor të vendosur në hijeshinë e një peizazhi mesdhetar. Ne krenohemi pa masë që jemi pionierët në prezantimin e këtij certifikimi të çmuar për Shqipërinë. Teksa jemi pionierë të këtij certifikimi prestigjoz, ne jemi gati të vendosim standarde të reja dhe të vazhdojmë misionin tonë për të ofruar cilësi dhe inovacion,” u shpreh Rudina Murati, Drejtore Komerciale në Orion Construction.
Ky certifikim nuk është vetëm një moment historik; është dëshmi e përkushtimit 25-vjeçar të Orion Construction për të revolucionarizuar industrinë e ndërtimit me praktika miqësore me mjedisin.