Stil jete

Opsioni më i ri i Instagram krijuar për adoleshentët, por në funksion të të gjithëve

Opsioni më i ri i Instagram krijuar për adoleshentët, por në

"Take A Break" quhet opsioni më i ri i Instagram që do t’i shërbejë përdoruesve si kujtesë nëse po e teprojnë me lundrimin e tyre në këtë rrjet social. është bërë i disponueshëm në SHBA, Mbrëtërinë e Bashkuar, Kanada dhe Australi.

Opsioni që u lançua për herë të parë në Tetor dhe është i disponueshëm në SHBA, Mbrëtërinë e Bashkuar, Kanada dhe Australi, do t’i japë mundësi përdoruesve të vendosin një alarm që do të shërbejë si kujtesë për t'u larguar nga aplikacioni pas një kohe të caktuar. Ndërkohë që funksioni është i disponueshëm për përdoruesit e të gjitha moshave, mendohet që është krijuar që t’u vijë në ndihmë më shumë personave nën 18 vjeç për të kontrolluar varësinë e tyre.

Opsioni më i ri i Instagram krijuar për adoleshentët, por në

Në ndryshim tjetër i ri, është që përdoruesit tani nuk do të mund të etiketojnë personat nën moshën 16 vjeç që nuk i ndjekin, për të minimizuar ndërveprimet e padëshiruara ose të papërshtatshme. Kjo bazohet në ndryshimet që Instagram njoftoi në korrik, të cilat i bënë automatikisht për llogaritë e fëmijëve nën 16 vjeç dhe kufizuan aftësinë e disa të rriturve për të bashkëvepruar dhe ndjekur adoleshentët.

Në vijim, Instagram do të kufizojë në mënyrë më strikte postimet dhe llogaritë që u rekomandohen përdoruesve nën 18 vjeç në mënyrë që ata të kenë më pak gjasa të ndeshen me postime të konsideruara "të ndjeshme".

Një tjetër veçori që Instagram planifikon të shpërndajë për të gjithë përdoruesit në janar është aftësia për të fshirë në masë postimet, pëlqimet dhe komentet për të cilat mund të jeni penduar. Sipas drejtuesve të Instagram qëllimi i kësaj risie është lejimi I përdoruesit që të menaxhojnë "gjurmën" e tyre në internet dhe t'u japin përdoruesve të rinj një ndjenjë më të madhe kontrolli mbi atë që vendosin të ndajnë.

Sipas drejtuesve të Instagram në muajt e ardhshëm do të nisin një sërë testimesh të tjera midis të cilave mjete që do t’ju mundësojnë prindërve të shohin se sa kohë kalojnë fëmijët e tyre në Instagram dhe të vendosin limite kohore ditore. Përdoruesit nën 18 vjeç do të mund të njoftojnë prindërit ose kujdestarët e tyre kur hasin probleme të tilla si ngacmimet nga përdoruesit e tjerë. Megjithatë, në mënyrë që prindërit të kenë akses në këto të dhëna duhet fillimisht leja e fëmijëve.