Stil jete

‘O mami, si bëhet dashuri?’ Pse duhet t`i përgjigjesh patjetër kësaj pyetje të fëmijës

‘O mami, si bëhet dashuri?’ Pse duhet t`i përgjigjesh

Kurioziteti i fëmijëve rritet me moshën. Diku në televizor apo rrugë fëmija mund të ndeshet me termin e të bërit dashuri dhe pastaj të pyesë një nga prindërit, apo qoftë edhe një edukator, mësues mbi procesin. Të rriturit shpesh vihen në siklet para pyetjeve të tilla, stepen ose qeshin. Të gjitha këto reagime janë të gabuara. Arsyen e shpjegon pediatrja Lira Gjika.

‘O mami, si bëhet dashuri?’ Pse duhet t`i përgjigjesh

"Fëmijët dhe marëdhënia seksuale
Të rriturit kur zbulojnë se fëmija fillon të shfaqë haptazi kuriozitetin reth zonës genitale, si në raport me veten, por edhe për fëmijën tjetër, I kap paniku dhe nuk dinë si të sillen. Më e keqja ndodh kur fëmija i pyet si bëhet dashuria. Këtu prindërit dhe edukatorët e humbasin fare, ose qeshin, ose ikin, ose bëhen seriozë dhe u thonë fëmijëve që nuk bëhen këto pyetje. Fëmijët hutohen më keq se prindërit dhe nuk dinë si të bëjnë. Të rriturit harrojnë se në rrugë, fëmijët dëgjojnë gjithfarë shprehjesh banale si nga fjalët edhe nga mënyra e të thënit. Prandaj prindër dhe edukatorë, mësojani ju seksualitetin, këtë të vërtetë që krijon jetën dhe që çdo njeri që vjen në jetë, vjen nga ky akt. Kush më mirë se prindërit dhe edukatorët mund tja mësojnë një fëmije këto “gjëra”? Prindër, edukatorë mos lejoni që fëmija juaj, këtë temë delikate, këtë të vërtetë, ta mësojnë me “stil rruge”. Për këto “gjëra” duhet folur me shumë seriozitet, respekt dhe thjeshtë. Në këtë mënyrë do të evitohet mënyra banale që haset e dëgjohet në “rrugë”. Prindër mos lejoni që “rruga” tu mësoj fëmijëve tuaj se si vijnë në këtë jetë dhe se si ndërtohet familja, pasi edhe familja lidhet e ndërtohet direkt nga sfera seksuale. Lira Gjika".