Histori Personale

Nuk kam qenë kurrë single në jetën time dhe çfarë kam mësuar

Nuk kam qenë kurrë single në jetën time dhe

Unë jam një tip i shoqërueshëm dhe le ta quajnë “një përson lidhjesh”. Këtë “famë” kisha edhe në kolegj. Të dashurin e parë e kam pasur në klasën e tetë. Dhe e dini çfarë nuk do të ndryshoja asnjë gram nga eksperienca ime.

I dashuri im i parë Josh dhe unë u njohëm kur ishim 12 vjeç. Qëndruan bashkë deri sa mbaruam shkollën. Ai shkoi me studime larg dhe në distancë nuk funksionoi.

Gjatë kësaj kohe, njoha Greg. E kisha shok si fillim. Shkonim në të njëjtin kolegj. Kur Josh dhe unë u ndamë, u lidha me Greg. Nuk e kisha menduar kurrë që pas ndarjes nga Josh do lidhesha me dikë aq shpejt. U habita edhe me veten. Në fakt unë asnjëherë nuk e desha Greq, më pëlqente, por nuk e dashuroja. Kështu pas tre muajsh u ndava nga ai.

Gjashtë javë më vonë shkova në një shkollë verore në Itali dhe mendova: kjo është koha ime për të qenë single. Aty, në grupin e klasës, takova Mike.

E di që tani je duke rrotulluar sytë e duke menduar çdolloj gjëje për mua. Unë nuk i kam përdorur këta djem për të kaluar sa në një lidhje në një tjetër. Nuk kam qenë as në gjueti për të zënë të dashurin e radhës. Thjesht kam vazhduar përpara me jetën time. Kam qenë e hapur gjithashtu për takime. Dhe unë jam njeriu që kur ndjej diçka, sado të vogël, nuk e ndrydh. I jap vetes mundësinë të jem me këtë njeri.

E di që të qëndrosh për ca kohë vetëm është zgjedhje e mirë. E di edhe që beqaria të shërben. Por në rastet kur ka ndarje të vështira, dramatike, sepse të duhet kohë për të reflektuar. Por në fakt ndarjet e mia kanë qenë paqësore. Kështu që nuk kam pasur nevojë për atë kohë. Josh dhe Greg janë ende sot miqtë e mi më të mirë.

Sot jam mirënjohëse për të gjitha lidhjet që kam pasur, sepse ato më kanë bërë të jem ky që jam sot. Pa dyshim, ato marrëdhënie më detyruan të rritesha dhe të piqesha më shpejt. Secili i dashur më ka bërë të dal nga zona ime e rehatisë, më mësoi se si të bëja kompromis dhe si ta dua një person tjetër me vetëmohim. Unë ia kam provuar vetes se mund t’i jap gjithçka dikujt kur e dua vërtet dhe për këtë jam krenare.

Secila prej marrëdhënieve të mia më krijoi një pamje më të qartë për mua se kush jam dhe çfarë kërkoj tek një partner. Më e rëndësishmja, secili më tregoi një anë të ndryshme të vetes.

Të kuptoja se nuk e dashuroja Gregun, më mësoi se sa vlen intuita ime. Shkëputja me Josh dhe Greg më detyroi të mbledh guximin që nuk e dija kurrë se e kisha brenda vetes. Duke i thënë Mike se kisha ndjenja për të, krijova vetëbesim. Takimi me Josh më mësoi ta merrja seriozisht të ardhmen time. Por më e rëndësishmja, unë mësova ta dua veten dhe e di se çfarë sjell çdo lloj marrëdhënieje - romantike ose platonike.

Pra, po, të jesh beqare është e rëndësishme dhe jam e sigurt se ka pjesë të jetës që i kam humbur. Nëse stili i të jetuarit si beqar është i juaji, bëjeni. Ashtu jetojeni!

*Artikulli i Cosmopolitan u përshtat në shqip nga Tiranapost.al