Stil jete

Nuk janë fëmijët ata që po të pengojnë të punosh, por burri

Nuk janë fëmijët ata që po të pengojnë të

Kur avokatja amerikane Linda Hirshman, në vitin 2006, shkruante në librin e saj “Shko në punë: Një manifestim për gratë e botës” se gratë ambicioze dhe në kërkim të karrierës duhet të ishin martuar me burra me më pak para dhe perspektiva karriere, shkaktoi një sensacion të madh dhe shumë polemika.

Hirshman shpjegoi se ishte një zgjedhje inteligjente, dhe jo 'strategji brutale' siç u quajt filozofia e saj. Ajo shpjegoi se gratë duhet të martohen me dikë që mund t'i mbështesë ato.

Duke parë që akoma sot pas 15 vitesh, barra e shtëpisë dhe kujdesit bie mbi gratë, teoria e Hirshman ka vlerë edhe sot. Por çështja është shumë më komplekse sesa duket në shikim të parë: sipas një studimi të kryer nga Robin Ely dhe Colleen Ammerman nga Shkolla e Biznesit në Harvard dhe sociologia Pamela Stone nga Hunter College, shumica e grave me potencial në karrierë dhe pritshmëri të mëdha nuk kanë arritur atë që donin 20 vite më parë, kur u regjistruan në kolegj dhe u diplomuan me ambicie për një karrierë premtuese. Dhe arsyeja për këtë situatë duket se nuk ka lidhje me punët e shtëpisë. Ato heqin dorë nga puna, për hir të punës dhe karrierës së burrave.

Gjetjet nga studimi i Harvard Business School

Në studim, studiuesit intervistuan 25 mijë burra dhe gra, të diplomuar në dekadat e fundit.

Sondazhi zbuloi se një përqindje më e madhe e burrave të intervistuar ishin në pozita me përgjegjësi më të lartë dhe në pozita të larta. Por jo vetëm. Dëshmitë e mbledhura nga të dy gjinitë dhe brezat e ndryshëm të përfshirë e nënë skenarin shumë më të qartë: gratë ranë dakord t`i jepnin prioritet karrierës së burrave.

Konkretisht, më shumë se 70% e burrave të anketuar deklaruan se karriera e tyre ishte më e rëndësishme se ajo e grave të tyre dhe 86% e tyre pranuan se janë partnerët e tyre që kujdesen më shumë për fëmijët dhe shtëpinë.

Por ka një fakt tjetër interesant, që ka të bëjë me pritshmëritë e të dy gjinive në periudhën pas universitetit: nëse më shumë se gjysma e burrave supozonin se gratë do të bënin një hap prapa për t'i dhënë përparësi karrierës së këtij të fundit. Vetëm 7% e grave bënë të njëjtin arsyetim. Sidoqoftë, shumica dërrmuese e grave në atë kohë menduan për një martesë me barazi gjinore i cili në fakt për shkak të mungesës së infrastrukturave mbështetëse dhe rezistencës së modeleve kulturore patriarkale, edhe një herë çon në rënien e barrave të kujdesit mbi shpatullat e grave.

Për këtë shkak ato bëjnë punë me orar të pjessëm dhe me paga e pozicione më të ulëta.

Pra, shkaku nuk janë fëmijët, por burri dhe mungesa e negociatave.

Hirshman në librin e saj shkoi edhe më tej:

Sekreti i suksesit është të martohesh me dikë 20 vjet më të madh.

Ajo i referohej faktit, se burri më i madh në moshë do ishte në prag të pensionit, ndaj ai mund të kujdesej për shtëpinë, ndërkohë që gruaja të ndiqte karrierën.

*Artikulli i Roba da Donne u përshtat në shqip nga Tiranapost.al