Stil jete

Njeriu që i dha armën Alec Baldwin-it në dorë, pati një incident të ngjashëm dy vjet më parë

Njeriu që i dha armën Alec Baldwin-it në dorë, pati një

Duket se ngjarja tragjike që mori jetën e kineastes në sheshxhirim, plagosi regjisorin dhe tronditi kinematografinë, botën dhe jetën e aktorit që qëlloi, Alec Baldwin, po zbardhet.

Sipas informacioneve të fundit, thuhet se anëtari i ekuipazhit që i dorëzoi Alec Baldwin-it armën në xhirimet e filmit 'Rust' ishte pushuar më parë nga një projekt tjetër pas një incidenti me armë zjarri. Pra nuk ishte hera e parë për të.

Njeriu që i dha armën Alec Baldwin-it në dorë, pati një
Dave Halls

Aktorit 63-vjeçar iu dorëzua arma e zjarrit nga asistent regjisori Dave Halls. Në dokumentet e policisë, shkruhet se Halls ia dorëzoi armën Baldwin-it dhe i tha: Është ‘e ftohtë', një term që përdoret për të treguar se arma nuk ishte e mbushur me municion.

Arma e përdorur nga Baldwin ishte një nga tre të tilla që një specialist i armëve të zjarrit, kishte vendosur në dispozicion për filmin. Sipas Associated Press Halls nga ana tjetër dëshmon se nuk ishte në dijeni të fishekëve brenda armës së zjarrit.

Fox News konfirmon se Halls u pushua nga puna në një projekt në vitin 2019 pasi një anëtar i ekuipazhit në “Freedom`s Path” u lëndua nga një armë në xhirime.

“Halls u hoq nga grupi i punës menjëherë pas shkarkimit të armës mbështetëse. Produksioni nuk i rifilloi xhirimet derisa Dave dol inga sheshxhirimi. Policia mbajti një raport mbi incidentin në atë kohë”, raporton Fox News.

Pakujdesia apo ndonjë arsye tjetër, mbetet për t`u parë.