Stil jete

Një princeshë hoqi dorë nga titulli dhe 1 milionë dollarë për t`u martuar me shokun e klasës

Një princeshë hoqi dorë nga titulli dhe 1 milionë

Historia e princeshës japoneze Mako është e denjë për filma romantikë. Mbesa 29-vjeçare e Perandorit Akihito hoqi dorë nga perandoria, titujt dhe çdo përfitim, përfshirë këtu edhe pagesën prej 1 milionë dollarësh, sepse do martohet me një njeri të zakonshëm, pra pa gjak mbretëror.

Një princeshë hoqi dorë nga titulli dhe 1 milionë

Djali që i ka vjedhur zemrën është Kei Komuro. Ai është nisur nga Shtetet e Bashkuara për në Japoni për dasmën.

Mako dhe Kei Komuro kanë qenë shokë klase dhe në shkollë nisi edhe dashuria e tyre.

Një princeshë hoqi dorë nga titulli dhe 1 milionë

Ata janë fejuar që në 2017-ën, por dasma është vonuar për shkak të kundërshtimeve. Data e dasmës do të shpallet në tetor. Thuhet se pas martesës, çifti do jetojë në Shtetet e Bashkuara.