Stil jete

Një botë pa internet

Një botë pa internet

Për shumicën prej nesh, të kesh botën dixhitale në majë të gishtave është diçka që ne e marrim si të mirëqenë, diçka që s`mbajmë mend kur ka nisur dhe as e mendojnë që mund të marrë fund.

Një ditë pa internet të duket sikur të shkëput komplet nga bota.

Lehtësim shërbimesh, akses në informacion, argëtim dhe mbi të gjitha mban afër njerëzit që fizikisht janë larg. Sigurisht që ka edhe anën tjetër të medaljes: ka bullizëm, sulme kibernetike, varësi nga bota virtuale… Aq sa shumë njerëz e bëjnë internetin fajtor të shumë sfidave të njerëzimit sot.

Nëse ne e marrim për të sigurt për më shumë se 2.7 miliardë njerëz është një ëndërr e largët. Ata janë ende të shkëputur nga bota dhe në pritje të transformimit.

Interneti mes xhunglave, oqeaneve, shkretëtirave dhe terreneve më sfiduese në botë ka qenë mission i pamundur për shumë kompani për tre dekada.

Kur ta kujtojmë këtë mbase nuk do ta shajmë kaq shumë.