Stil jete

Një biskotë Oreo po shitet 10 mijë dollarë

Një biskotë Oreo po shitet 10 mijë dollarë

Sa para do të paguaje ti për një biskotë Ore? Një copë, jo një pako. Dikush e shet një biskotë, 10 mijë dollarë në eBay. Bëhet fjalë për ato “limited edition” me figurat e Pokemon.

Oreo, në bashkëpunim me Pokemon krijoi në fillim të këtij muaji një sasi të kufizuar biskotash me figurat e letra më të famshme për fëmijë. Disa biskota, me figura të caktuara, janë më të rralla. Pikërisht për këtë biskotë dikush kërkon 10 mijë dollarë.

Shija nuk ka ndryshuar. Të gjitha biskotat, pavarësisht figurave, shijojnë njësoj. E veçanta qëndron vetëm tek modeli i ri, frymëzuar nga Pokemon dhe koleksionistët e viteve 2000 janë bërë nostalgjikë.