Një asteroid do të vijë mbi tokë këtë javë, më afër se kurrë më parë

Sipas shkencëtarëve, një asteroid me madhësinë e një kamioni është planifikuar t'i afrohet shumë Tokës, këtë javë.
Por mos u shqetësoni, nuk parashikohet të ketë një ndikim dhe të shkaktojë dëme. Nasa i siguron të gjithë të shqetësuarit se asgjë serioze s`do të ndodhë.
Asteroidi, 2023 BU, do të kalojë pranë planetit mbi skajin jugor të Amerikës së Jugut rreth orës 19:27. Do të jetë 2200 milje mbi sipërfaqen e Tokës. Asteroidi do të jetë brenda orbitës së satelitëve gjeosinkronë.
Asteroidi u zbulua katër ditë më parë nga astronomi Gennadiy Borisov.
Objekti vlerësohet të jetë 28 metra i gjerë.
NASA vuri në dukje se edhe nëse asteroidi do të godiste Tokën, ai 'do të shndërrohej në një top zjarri dhe do të shpërbëhej në mënyrë të padëmshme në atmosferë, me disa nga mbeturinat më të mëdha që potencialisht do të bien si meteorë të vegjël.'