Stil jete

Nga veshja, tek puthjet në publik. 10 gjëra që duhet të dish nëse do udhëtosh ndonjëherë në Indi

Nga veshja, tek puthjet në publik. 10 gjëra që duhet të dish

India, ashtu si çdo vend ka disa tradita që i kanë rezistuar kohës. E mira është që të dish ato rregullat më të rëndësishme, jo vetëm për kulturë, por edhe për të mos pasur probleme nëse shkon ndonjëherë atje.

Nuk duhet të prekni libra ose mjetet e shkollës me këmbë

Nga veshja, tek puthjet në publik. 10 gjëra që duhet të dish

Në Indi, fëmijëve u mësohet që në moshë të vogël se librat janë njohuri. Ata madje kanë një perëndeshë të të mësuarit, Sarasëati. Prandaj, prekja e librave me këmbë apo edhe gjuajtja me shkelm e një çante shkolle plot me fletore ose libra, konsiderohet si mungesë respekti.

Çdo objekt tjetër që përdoret për të zhvilluar njohuritë e dikujt konsiderohet gjithashtu shumë i rëndësishëm dhe nuk duhet të preket nga këmbët. Edhe stilolapsat dhe lapsat janë të rëndësishëm, sipas kulturës indiane dhe duhet të respektohen si të tillë.

Mos kini frikë të eksploroni ushqimin indian që gatuhet në rrugë

Eksplorimi i kuzhinës së huaj në përgjithësi është shumë i rëndësishëm kur vizitoni vende të tjera dhe nganjëherë ushqimi më i mirë përreth është ai që bëhet në atë qoshenm e vogël buzë rrugës. Dhe ushqimi indian nuk bën përjashtim, pasi ka një nga kuzhinat më të pasura.

Mos jini shumë të sjellshëm.

Nga veshja, tek puthjet në publik. 10 gjëra që duhet të dish

Të thuash 'të lutem' dhe 'faleminderit' është normale, si në një restorant ashtu edhe në një dyqan. Megjithatë, në Indi, kur përdoret shumë, mund të dukeni si i pasjellshëm. Kush do ta kishte menduar, apo jo? Në vend që të thoni 'faleminderit', mund të provoni të thoni: “Unë e vlerësoj këtë”.

Përdorni vetëm dorën e djathtë kur jepni ose merrni diçka.

Nga veshja, tek puthjet në publik. 10 gjëra që duhet të dish

Shumë kultura e kanë adoptuar këtë praktikë. Në shumë kultura, dora e djathtë konsiderohet e pastër dhe madje me fat! Në Indi, besohet se dora e majtë është e papastër, pasi ajo përdoret për pastrimin e këpucëve, këmbëve dhe përgjithësisht për punë të pista. Pra, kur bëhet fjalë për ushqimin, pijet dhe dhënien e objekteve njerëzve të tjerë, ne duhet të përdorim gjithmonë dorën e djathtë për të treguar respekt.

Mos e drejto gishtin.

Nga veshja, tek puthjet në publik. 10 gjëra që duhet të dish

Zakonisht, ne përdorim gishtin tregues për të dhënë udhëzime në një restorant ose në përgjithësi kur i referohemi diçkaje të veçantë. Por nuk është rasti për ta përdorur në Indi këtë mënyrë të shprehuri. Drejtimi i gishtit drejt një objekti ose vendi konsiderohet i pasjellshëm. Nëse dëshironi t'i jepni udhëzime ose t'i tregoni diçka dikujt, duhet ta bëni këtë duke përdorur të gjithë pëllëmbën ose gishtin e madh. Në këtë mënyrë, jeni më të sjellshëm.

Do ju duhet të paguani me para në dorë shumicën e kohës.

Nga veshja, tek puthjet në publik. 10 gjëra që duhet të dish

Nëse jeni duke vizituar një qytet të vogël në Indi, duhet të paguani thuajse gjithmonë me oara në dorë. Ndërsa në qytetet më të mëdha, qendrat tregtare, restorantet dhe dyqanet, kartat e kreditit ose të debitit mund të pranohen. Më mirë merr para në dorë që të jem më i sigurt.

Jo të gjithë do të flasin anglisht.

Nga veshja, tek puthjet në publik. 10 gjëra që duhet të dish

Natyrisht, mund të flisni anglisht në qytetet e mëdha, në restorante të mdha, hoteleve ose dyqane të caktuara, megjithatë, ky nuk është rasti për fshatrat më të vegjël. Ata nuk dinë anglisht. Një libër me vete në gjuhën e tyre do ishte zgjidhja.

Mësoni dhe përdorni përshëndetjet tradicionale.

Nga veshja, tek puthjet në publik. 10 gjëra që duhet të dish

Respekti kërkohet kudo ku shkoni në botë dhe India nuk bën përjashtim. Ju mund të tregoni respektin tuaj për vendin dhe njerëzit e tij duke mësuar për kulturën e tyre dhe të paktën përshëndetjet tradicionale. Një përshëndetje e tillë që përdoret në mënyrë të përgjithshme është 'namaste'. Mund t'i bashkoni pëllëmbët dhe të përkuleni për të treguar respekt ndërsa thoni namaste, ose, nëse dëshironi të jeni më formal, mund të përdorni 'namaskar'. Edhe neve në Shqipëri na vjen mirë kur një i huaj thotë “Faleminderit” ose “Mirupafshin” në shqip.

Mos e shprehni dashurinë publikisht me puthje e përkëdhelje

Nga veshja, tek puthjet në publik. 10 gjëra që duhet të dish

Shfaqja publike e dashurisë përgjithësisht shikohet me përçmim pasi është një gjë mjaft private. Përpiquni të shmangni mbajtjen e duarve ose përdorimin e gjesteve tepër të dashura në publik, pasi kjo është e neveritshme për vendasit. Për më tepër mund t`ju denoncojnë dhe të kaloni ca kohë edhe në burg!

Përpiquni të mbuloheni mirë përmes veshjes

Nga veshja, tek puthjet në publik. 10 gjëra që duhet të dish

Një nga gjërat më të rëndësishme që duhet të keni parasysh kur shkoni në Indi është mënyra se si e prezantoni veten. Si një vend mjaft konservator, është mirë të respektoni kulturën dhe njerëzit e tij dhe të keni kujdes me veshjet. Edhe nëse jashtë është nxehtë, përpiquni të mbuloheni.