Nga janari, influencerat në rrjetet sociale do paguajnë taksa
E Premte 22 Shtator 2023, 21:23
TiranaPost
Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, paratë e fituara në platformat sociale si TikTok, Instagram, Facebook, YouTube apo Google do të tatohen në mënyrë progresive.
Sipas vendimit të publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare, plani për të identifikuar këta individë, sipas udhëzimit të ri të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, mbështetet mbi pagesat që këto kompani i bëjnë këtyre individëve përmes llogarive bankare.
Po ashtu, do të tatohen edhe individët që lëshojnë pronat e tyre me qira ditore në platformat e prenotimeve si Booking dhe AirBNB, si dhe rishitësit apo reklamuesit, që paguhen nga platformat e tregtisë online si Amazon dhe Alibaba.