Stil jete

Nga ditarët e fshehtë tek mediat sociale, kjo është arsyeja pse duhet ta rilexojmë të shkuarën tonë

Nga ditarët e fshehtë tek mediat sociale, kjo është arsyeja

Deri disa vite më parë, në të gjitha dhomat e fëmijëve dhe adoleshentëve kishte diku, një cep të largët, mundësisht fshehur nga sytë e më kuriozëve, një ditar. Sot mund të jenë ende aty, mes fletoresh të vjetra të detyrave të klasës e të shtëpisë, të mbuluar nga pluhuri. Me mbarimin e shkollës duhet t`i kesh braktisur edhe ditarët e vjetër.

Ky artikull është për ty që ende e ke ruajtur, por edhe për ty që e ke hedhur. Dije se nëse ke flakur në koshin e mbeturinave ditarin me shkrim dore, atë online e ke ended he madje publik për të gjithë. Janë rrjetet e tua sociale.

Para se t`i hyjmë diskutimit për rrjetet sociale apo ditaret që shprehin nënvetëdijen tonë, le të themi si fillim se leximi dhe rileximin i kujtimeve na bën mirë.

Ndaj nëse e keni gjetur një, mos harroni se, përkundër të gjitha pritshmërive të papërmbushura, apo lidhjeve të shkëputura, rileximi i tyre është një zakon i mirë. Zhytja në kujtime ju lejon të vini re ndryshimet dhe të kuptoni nëse ka pasur përparim. Pastaj: të qenit ballë për ballë me një ditar ju ndihmon të reflektoni mbi problemet që ne dikur i kishim dhënë aq shumë peshë. E fundit, por jo më pak e rëndësishme: rileximi i tyre çon në të kuptuarit se kush dhe çfarë na ka lënduar dhe për të kuptuar se cilat pika të pazgjidhura mbajmë mbi supet tona.

Nëse doni të përfitoni nga ditari, qëndroni fort dhe rilexoni atë që keni shkruar çdo pesëmbëdhjetë vjet. Sipas profesorit Alberto Fornasari, rrjetet sociale gjithashtu veprojnë si një thesar global i sekreteve tona, vetëm se ne i përdorim ato shumë më tepër se çdo ditar tjetër.

Është fakt që brenda pak vitesh ne kemi kaluar nga ditari sekret në ditarin e Facebook. Sa herë keni publikuar një këngë të trishtuar ose një ekran të zi në një moment të errët, një poezi kur jeni ndjerë të dashuruar, ose foto të një momenti lumturie me miqtë? Dhe a nuk është ky një ditar sekret në të gjitha aspektet?

Nga ana tjetër, kush nuk është ndier keq para një postimi të vjetër të publikuar në këtë platformë? Apo nga një koment i bërë dikur përgjumësh?

Ndaj nëse duhet zgjedhur, duhet gjithmonë ditari. Aty mund të shkruash pa frikën nëse ke shkruar mirë, se po lëndon njëri apo se ç`do mendosh pas 15 vjetësh.

Gjithsesi, në rrjetet sociale ka opsion që kujtimet e tua t`i shikosh vetëm ti. Kështu që çfarëdo mënyre që të zgjedhësh, ia vlen. Kujtimet duhen grumbulluar për t`i riparë.