Nëse ke vështirësi në hyrjen në Facebook, Instagram, Whatsapp, fajin s`ta ka interneti

E Mërkurë 24 Shkurt 2021, 08:41
TiranaPost
Përdoruesit, për më shumë se gjysmë ore kanë hasur vështirësi në përdorimin dhe aksesimin e rrjeteve sociale në pronësi të Mark Zuckerberg.
Nëse dikush ka fajësuar internetin, të mos e bëjë. Raportohet se ka pasur një ngërç dhe mbase problem me serveret e këtyre aplikacioneve.
Në Whatsapp mesazhet shkojnë me vonesë, kurse fotot apo dokumentet nuk ngarkohen fare.
Në Facebook dhe Instagram fotot nuk hapen fare ose shfaqen të zeza.
Diçka e përkoheshme që me siguri do rregullohet shpejt.