Stil jete

Nëse ke në plan të fluturosh së shpejti, ndiq këshillën e Penelope Cruz siç bëra dhe unë

Nëse ke në plan të fluturosh së shpejti, ndiq

“Në një udhëtim nuk ka rëndësi vetëm destinacioni, por edhe rruga deri atje”.

Këtë ma kujtoi Penelope Cruz teksa pozonte komode nga qielli. Ndaj edhe i dhashë vetes mundësinë për të përjetuar një eksperiencë unike udhëtimi. Provova Terminalin Privat të aeroportit. Atë që deri dje e kisha parë vetëm nëpër foto.

Nëse ke në plan të fluturosh së shpejti, ndiq

Një ambient me ngjyra vibrante, ku dominojnë motivet tradicionale shqiptare, elemente të etnografisë, por të sjella në stil bashkëkohor e luksoz, prej një viti ofron një shërbim elitar në aeroport. Këtë herë më mirërpriti dhe mua, mes personaliteteve shqiptarë të artit, kulturës, biznesit, diplomacisë...

Në fakt ia jep kujtdo mundësinë për t'u trajtuar me përkujdesje, në mënyrë dinjitoze, private dhe krejtësisht diskrete.

Nëse ke pyetur ndonjëherë veten (si një gazetar i NYT), pse s'je ndeshur në aeroporte me personalitete, sekreti është Terminali Privat. Ajo është porta nga hyjnë dhe dalin. Dhe është më shumë se një portë.

“Private Terminal & Exclusive Club” i ka të gjitha brenda. Nga lounge bar me pije e ushqime, tek "Cigar Room” për një puro a konjak të cilësisë së parë. Një sallë takimesh për klientët e biznesit, me 8 postacione dhe materiale pune. Jo, nuk mungon as këndi i dedikuar për shopping.

Shqipëria e solli shumë vonë këtë lloj shërbimi dhe ky është mbase i vetmi problem.

Nëse ke në plan të fluturosh së shpejti, ndiq

Shoqëritë e zhvilluara, fillimisht në Londër e më pas edhe në vende të tjera të botës i kanë krijuar që në shekullin e 17-të.

Nuk bëhet fjalë për një “business lounge” të terminalit publik, “Private Terminal” është një terminal privat, siç duket edhe nga vetë emri.

Terminali Privat ofron të gjitha shërbimet aeroportuale, nën kujdesin e një stafi të dedikuar që asiston që në hyrje.

Një Doorman u kujdes për valixhet. Ato u trajtuan me prioritet dhe falë vulës së terminalit privat dolën të parat në mbërritje.

Nëse ke në plan të fluturosh së shpejti, ndiq

Praktikisht teksa pret të nisesh s`të mbetet të bësh asgjë, veçse të shijosh ambientet dhe sidomos specialitetet e ushqimeve dhe pijeve të përgatitura në Lounge.

E zgjedh vetë nëse dëshiron të hipësh i pari apo i fundit në avion.
Një automjet luksoz të shoqëron deri tek shkallët e avionit. Pa stres, pa autobus, pa radhë…

Nëse ke në plan të fluturosh së shpejti, ndiq

Shërbimet e “Private Terminal” aksesohen me tarifa për çdo kalim, ose nëpërmjet kartave vjetore të anëtarësimit.

Dy llojet e kartave

Karta “GOLD” për klientë që fluturojnë rrallë. Ajo mund të merret me aplikim pranë terminalit privat.

Nëse ke në plan të fluturosh së shpejti, ndiq

Dhe karta “BLACK” - karta më ekskluzive e ideuar për klientët VIP e që fluturojnë shpesh. Karta Black mund të përfitohet duke aplikuar dhe në bazë të disa kritereve bëhet përzgjedhja nga stafi i terminalit.

Të dyja kartat kanë benefite jo vetëm në tarifat e aksesit të terminalit, por edhe në trajtimin preferencial në 20 kompani prestigjioze me të cilat Private Terminal ka krijuar partneritet.

A nuk do të ishte kjo një dhuratë e menduar mirë për dikë që i ka të gjitha dhe duket sikur nuk i mungon asgjë? Për një partner biznesi, për një koleg pune, për një mik apo njeri të zemrës? Po për veten?

Sidomos për veten në sezon vere do t`ju bënte t`i nisni pushimet që në aeroport. Unë i nisa të miat. Ti çfarë pret?

Udhëtim të mbarë!