Stil jete

Nensi Dojaka do të jetë stilistja e parë shqiptare me famë botërore

Si nisi gjithcka? Kush e prezantoi me supermodelen Bella Hadid? Ç`nënkupton çmimi që ka marrë sot? Dhe ç`thotë Nensi në mediat e huaja për Shqipërinë?

Nensi Dojaka do të jetë stilistja e parë shqiptare me famë

Çfarë ndodhi sot?

Nensi Dojaka është shqiptarja e parë që ka fituar çmimin LVMH për stilistët e rinj të talentuar të dhënë nga Louis Vuitton. Ajo krijon veshje dhe të brendshme për gratë, por ka një stil dhe pikëpamje krejt unike.

Nensi Dojaka do të jetë stilistja e parë shqiptare me famë
Nensi Dojaka
Nensi Dojaka do të jetë stilistja e parë shqiptare me famë
Nensi Dojaka

“Nuk mund ta besoja se kisha fituar, u shokova. Jam shumë e lumtur, sepse kam një vizion të feminitetit që dua ta ndaj me botën. Unë e adhuroj trupin e femrës. I dashuroj klavikulat dhe kurrizin”, thotë vetë Nensi pas marrjes së çmimit, për mediat e huaja.

Ç`do të thotë ky çmim?

Nensi Dojaka do të jetë stilistja e parë shqiptare me famë

Nensi do të marrë një fond prej 300 mijë eurosh dhe një vit mentorim me profesionistë të Louis Vuitton. Ka plane dhe ide për ta zgjeruar krijimtarinë dhe biznesin e saj.

"Unë do ta zgjeroj pak ofertën, kështu që do të krijoj më shumë veshje dhe do ta bëj markën pak më të plotë. Kur fillova, kisha një bazë klientësh shumë të rinj dhe tani me koleksionin që po zgjerohet po ndryshojnë gjërat. Kam një klientelë më të gjerë. Tani, do të kem edhe më shumë mundësi për të zhvilluar gjëra", thotë Nensi, veshjet e së cilës kanë joshur Rihanna-n, Miley Cyrus dhe Bella Hadid.

Nensi Dojaka do të jetë stilistja e parë shqiptare me famë

Nensi Dojaka do të jetë stilistja e parë shqiptare me famë

Nensi Dojaka do të jetë stilistja e parë shqiptare me famë

Kush është stilisti që e prezantoi me Bellla Hadid?

Ishte Carlos Nazario që u lidh me Bella Hadid, i prezantoi koleksionin e Nensit për “Fashion East” të vitit të kaluar. Bella i pa, i pëlqeu dhe aprovoi se do t`i veshte këmishëm prej tyli dhe pantallonat e zeza. Veshjet e Nensit kanë element të frymëzuar nga vitet ’90, por edhe frymë modernizimi. Ato nuk janë të zakonshme. Janë larg modeleve seksi që jemi mësuar të shikojmë. Nensi thotë që janë bërë për vajza me vetëbesim të lartë.

Nensi Dojaka do të jetë stilistja e parë shqiptare me famë
Carlos Nazario

Po vetë Bella Hadid, modelja e parë me famë botërore që veshi stilimet e saj ç`mendon?

Nensi Dojaka do të jetë stilistja e parë shqiptare me famë
Bella Hadid me veshjen e krijuar nga Nensi Dojaka

Pas “Fashion East” shkruante në Instagram: E veshur nga një stiliste e re dhe tepër e talentuar”.

Nensi Dojaka do të jetë stilistja e parë shqiptare me famë
Postimi i Bella Hadid per Nensin

Jeta personale e Nensit?

Nensi është larguar nga Tirana në moshën 16 vjeç për të studiuar në Londër. Sot është 28 vjeçe. Tashmë jeton në Londër, punon, është bërë e famshme, ka bërë krenare familjen dhe vendin nga vjen, të cilin nuk e harron.

Ç`thotë për Shqipërinë?

“Jam shumë e lumtur që bëj sadopak krenar vendin tim të vogël që ka shumë njerëz të talentuar të cilët mendoj se kanë nevojë për t`i shtyrë dhe mbështetur”, thoshte vitin e kaluar për Vogue.

Vajza që dikur në fillim të viteve ’90 koleksionte në Shqipëri copa revistash të prera me gërshërë nga revistat e modës, sot krijon koleksionet e saj.

*Ndalohet ribotimi i këtij shkrimi pa lejen e editorit. Na kontaktoni në adresën e emailit [email protected]