Shporta e Kongresit që po bën namin për festat e dhjetorit
Mes dhjetori, fiks koha kur nis të mendosh për dhuratat e fundvitit. Nëse ende nuk e ke ndarë mendjen si t`i kënaqësh më të dashurit e tu, zgjidhja është shporta.
Shporta që mund ta kompozosh sipas dëshirës, ta bësh secilën unike dhe çdo miku, familjari të dashur, kolegu apo dikujt që thjesht dëshiron t`i thuash “Faleminderit” t`ia dërgosh të ndryshme.
Çfarë ka një shportë?
Ëmbëlsira, çokollata, panetone artizanale të bëra në Itali nga Galup dhe Flamingi, verëra të mira dhe lloje të ndryshme alkooli.
Sa kushton?
Nëse po mendon sesa të shkon, nuk është keq ta kesh një ide. Një shportë e tillë shkon minimalisht 2500 lekë të reja.
Mund të blihet në dyqanin fizik, por edhe të porositet online dhe të dërgohet delivery brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Vajzat e "Congress Tirana" tregojnë se kjo është shportë po bën namin me porosi nga blerës individualë, por edhe kompani. Përgjigjja pse është e thjeshtë. Është një dhuratë për të gjithë familjen. Festat, kur të gjithë mblidhen në shtëpi, janë koha kur rrotullohemi sa tek dollapi i ushqimeve e sa tek frigoriferi. Kështu që për këto festa, përkëdheli miqtë!
Për porosi kontakto këtu: +355 69 907 7790