Stil jete

Në Instagramin e Hueydës ka një postim nga Thierry dhe Gabrieli që ndajnë momentet e fundit me të

Në Instagramin e Hueydës ka një postim nga Thierry dhe Gabrieli

Në Instagramin e Hueyda-s postoi këtë herë Thierry, bashkëshorti i saj, në emrin e tij dhe atë të djalit, Gabriel. E nis me falenderimin për të gjithë dashurinë e treguar ndaj gruas së tij dhe pastaj ndaj pak nga lufta dhe çastet e fundit të Hueyda-s.

Në Instagramin e Hueydës ka një postim nga Thierry dhe Gabrieli

"Dhimbja është ende e pamatshme dhe trishtimi është i thellë, por Gabrieli dhe unë duam t`ju falënderojmë për gjithë këtë valë dashurie që u përhap për Hueyda-n në qytetin e saj Tiranën, por edhe në gjithë botën.Faleminderit!
Hueyda u largua si një yll me kokën lart pas një beteje të ashpër dhe të pabarabartë. Ajo tregoi guxim absolut dhe forcë shembullore pa dështuar dhe pa u ankuar kurrë. Hueyda ngjallte admirimin e të gjithëve, por veçanërisht i 2 fansave të saj më të mëdhenj në këtë luftë: Gabriel dhe unë, 2 Dashuritë e saj".

Hueyda, 47 vjeç u nda nga jeta pas një lufte një-vjeçare me një sëmundje të rëndë.