Stil jete

Në 19-vjetorin e martesës së Mbretit Charles dhe Camilla-s, cili është sekreti i lidhjes që zgjati përgjithmonë

Në 19-vjetorin e martesës së Mbretit Charles dhe Camilla-s, cili

19 vjet sot që nga 9 prilli i 2005-ës, ditës kur Mbreti Charles kurorëzoi dashurinë e gjatë me Camilla-n.

Nga “ajo tjetra” Camilla u bë gruaja e ligjshme e Charles dhe e fitoi pak nga pak pëlqimin e britanikëve dhe familjes mbretërore.

Në 19-vjetorin e martesës së Mbretit Charles dhe Camilla-s, cili

Lidhja e tij me Camilla-n kishte nisur përpara se të martohej me Lady Diana-n dhe vijoi edhe përgjatë martesës me të.

Pavarësisht gjykimit dhe kritikave për tradhti, lidhja e Charles dhe Camilla është një nga më të fortat që ka parë historia e shoëbizit.

Po çfarë e bën marrëdhënien e tyre kaq jetëgjatë?

Camilla foli njëherë për Voge dhe tha:

“Pavarësisht angazhimeve, lodhjes dhe ç`ka pasur një ditë, ne e gjejmë kohën gjithmonë, që në një moment të ulemi të dy, të pijmë një filxhan çaj dhe të flasim për ditën. Edhe kur ikim larg, është interesante sesi ulemi në cepa të ndryshme të dhomës dhe lexojmë librat tanë të preferuar”.

Charles është duke kaluar një moment të vështirë aktualisht për shkak të problemeve me shëndetin. Camilla është pranë tij.