Stil jete

Ndryshimi i Vjosa Osmanit që mori vëmendjen e rrjetit

Ndryshimi i Vjosa Osmanit që mori vëmendjen e rrjetit
Pa kaçurrelat tipike, por me flokët e drejtë me pak onde nga fundi, pa kostumet serioze, por as me fustan glamour, me një grim më të theksuar, por të paekzagjeruar, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mori vëmendjen e rrjetit.

Ndryshimi i Vjosa Osmanit që mori vëmendjen e rrjetit

Vjosa veshi një këmishë ngjyrë pane me shkëlqim, me një spilë me perla dhe fundin e zi me prerje laps e futi në këmishë.Të paktën në veshje ruajti gati stilin e përhershëm të presidentes edhe pse ishte në një event mode. Kështu e gjithë vëmendja mbeti tek flokët e saj.

Ndryshimi i Vjosa Osmanit që mori vëmendjen e rrjetit
Vjosa Osmani ishte prezente në sfilatën e organizuar nga Valdrin Sahiti, por e bëri parakalimin e saj edhe pa u ngjitur në pasarelë.

Ndryshimi i Vjosa Osmanit që mori vëmendjen e rrjetit

Ndoshta duke qenë se ishte një aktivitet që nuk lidhet me punën e saj, Vjosa vetë nuk ka postuar asnjë foto nga ajo mbrëmje.

Ndryshimi i Vjosa Osmanit që mori vëmendjen e rrjetit

Ishte makeup artistja Sellma që e postoi dhe mori mbi 82 mijë pëlqime e shumë komente. Të gjithë në një mendje: Wow.

Ndryshimi i Vjosa Osmanit që mori vëmendjen e rrjetit

Ndryshimi i Vjosa Osmanit që mori vëmendjen e rrjetit