Ndërsa po programonte, Inteligjenca Artificiale u “mërzit” dhe filloi të shikojë foto në Google
E Shtunë 9 Nëntor 2024, 10:08
TiranaPost
Gjatë një testimi të programimit, inteligjenca artificiale Claude e kompanisë Anthropic e la detyrën e caktuar për të hapur Google dhe, papritur, filloi të shfletojë fotografi të peizazheve mahnitëse të Parkut Kombëtar të Yellowstone-it.
Në fakt, AI-ja “humbi përqendrimin,” duke lënë pa fjalë kompaninë. Praktikisht, ajo u “mërzit” dhe ndaloi së punuari.
Ose më saktë, ajo mësoi të simulojë një punonjës të mërzitur, duke menduar se shpërqendrimi është pjesë e përmbushjes së detyrës së saj.