Ndërron jetë Tito Jackson, vëllai i Michael Jackson
Tito Jackson, një anëtar i grupit pop Jackson 5 dhe vëllai i të ndjerit Michael Jackson, ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare.
Tito ishte i treti nga nëntë fëmijët e Jackson, ku përfshihen superyjet botërorë Michael dhe motra Janet, pjesë e një familjeje muzikore, këngët e së cilës janë ende të dashura sot.
“Me zemër të thyer njoftojmë se babai ynë i dashur, Tito Jackson, nuk është më me ne. Jemi të tronditur dhe të pikëlluar dhe të thyer. Babai ynë ishte një njeri i jashtëzakonshëm që kujdesej për të gjithë ne”, thanë djemtë e tij TJ, Taj dhe Taryll në një deklaratë të postuar në Instagram.
Jackson 5 u bë një nga emrat më të mëdhenj të muzikës nën drejtimin e babait të tyre, Joe Jackson, një punëtor çeliku dhe kitarist.
Jackson 5 përfshinte vëllezërit Jackie, Tito, Jermaine, Marlon dhe Michael. Hitet e Jackson 5 përfshinin ‘ABC’, ‘The Love You Save’ dhe ‘I Ëant You Back’.
I lindur më 15 tetor 1953, Toriano Adaryll "Tito" Jackson ishte anëtari më pak i dëgjuar i grupit si një këngëtar në background që luante kitarë. Vëllezërit e tij filluan karriera solo, duke përfshirë Michael, i cili u bë një nga interpretuesit më të mëdhenj në botë i njohur si Mbreti i Pop-it.