Stil jete

Ndahet nga jeta Arturo Ferruzzi, fisniku dhe dashamirësi i punës

Dhoma Italiane e Tregtisë në Shqipëri, Bordi i Drejtorëve, stafi dhe të gjithë bashkëpunëtorët shprehin ngushëllimet e tyre më të thella dhe janë pranë Presidentes sonë, Maria Cristina Busi Ferruzzi, për ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj të dashur, Arturo Ferruzzi.

Ndahet nga jeta Arturo Ferruzzi, fisniku dhe dashamirësi i punës

Në 8 nëntor u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare Arturo Ferruzzi, njeriu i punës dhe djali i Serafino Ferruzzi, themeluesit të grupit më të madh agroindustrial italian. Gjithmonë larg qendrës së vëmendjes, Arturo Ferruzzi vazhdoi punën e të atit, duke u kujdesur për zhvillimin e botës bujqësore me përkushtim dhe pasion e duke kontribuar aktivisht në krijimin e një 'perandorie' të njohur në mbarë botën. Ai solli përsosmërinë italiane në tregjet globale: dashuria e tij për fushat dhe për kultivimin e tokës e shtyu gjithmonë të qëndronte në vijën e parë, duke ndjekur çdo hap të zinxhirit të furnizimit. Pasi doli në pension në Siçili, ai ndoqi gruan e tij Maria Cristina Busi, presidente e Confindustria Catania, e Sibeg Coca-Cola, Dhomës Italiane të Tregtisë në Shqipëri dhe CEO e Coca-Cola Bottling Shqipëria (CCBS) - pranë saj për 41 vjet. Gjithmonë i rezervuar, ai përfaqësonte një pikë referimi për familjen, një shtyllë, një siguri, duke i përcjellë atyre vlerat që përshkuan jetën e tij profesionale dhe personale. Figura dhe personazh i shquar me vlera të mëdha njerëzore: gjithmonë pozitiv, gjithmonë i ekuilibruar, do të mungojë eleganca dhe mirësia e tij. Ai lë një gjurmë të thellë në komunitet dhe një kujtesë të pashlyeshme tek ata që e njohën.