Stil jete

Misteret e fuqisë së jashtëzakonshme të kontaktit sy më sy

Misteret e fuqisë së jashtëzakonshme të kontaktit sy më

Kur jeni bashkë me njeriun tuaj të zemrës, provoni një eksperiment të vështirë:Heshtni për një moment, dhe shikojeni njëri-tjetrin në sy. Sipas disa studimeve, sapo të kenë kaluar 4 sekonda, situata do të nisë të bëhet e sikletshme. Por arsyeja e saktë pse ndodh kjo ështëshumë e vështirë.

“Në atë pamje ka diçka që ka një domethënie të qëndrueshme. Edhe pse mekanizmi nuk është kuptuar asnjëherë”- thotë Xhoi Hirsh, neuroshkencëtar në Shkollën e Mjekësisë në Jeil dhe themelues i Laboratorit të Funksionit të Trurit.

Në fakt, mbeten pa përgjigje shumë pyetje mbi atë se si kontakti sy më sy, mund të ndikojë tek ndërveprimet sociale. Hirsh dhe neuroshkencëtarët e tjerë, kanë nisur vetëm kohët e fundit të marrin të dhëna kuptimplota, që përshkruajnë në detaje ndërveprimin midis dy trurit dhe syve.

Një studim i tillë ka një potencial premtues sa i përket trajtimit të sëmundjes së autizmit por edhe tek terapi somatike dhe kërkime të tjera të psikologjisë së sjelljes. Shpesh të etiketuarasi “dritaret e shpirtit”, sytë i kanë mahnitur filozofët, artistët dhe romantikët anembanë globit për shekuj me radhë.

Në një eksperiment artistik modern, artistja konceptuale serbe Marina Abramoviç u ul për orë të tëra për një kontakt të zgjatur sy më sy me të huajt në ambientet e Muzeut të Artit Modern në Nju Jork. Ekspozita e vitit 2010 “Artisti është i pranishëm”, zgjati 3 muaj, dhe shumënjerëz prisnin orë të tëra në radhë për të pasur shansin e një vështrimi intim sy më sy me Abramoviç.

Pasi priti për orë të tëra në radhë për takimin e saj, shkrimtarja Rebeka Tejlor e përshkroi kështu përvojën e saj:”Kisha frikë nga gjykimi i nënkuptuar në shikimin e saj, dhe frikë nga heshtja”. Por pas një bashkëveprimi gjysmë orësh sy më sy me artisten, ajo gjeti një paqe të habitshme.

Pjesëmarrësit e tjerë u ulën përballë saj për më shumë se 1 orë. Shumë prej tyre qanë. Të tjerët buzëqeshën ose qeshën. Disa u shfaqën të magjepsur, sikur të ishin transferuar në ndonjë vend apo një kujtim i largët, dhe thanë më vonë se ajo përvojë ua ndryshoi jetën ose u zbuloi një dashuri që nuk e kishin ndjerë kurrë më parë.

Megjithatë për shumicën prej nesh në jetën e përditshme, një vështrim i zgjatur në kohë sy më sy mund të jetë i sikletshëm, tepër intim ose i papërshtatshëm. Studimet tregojnë se ekziston një kohë maksimale, sesa njerëzit preferojnë ta zgjasin kontaktin sy më sy.

Një studim i vitit 2016 në ”The Royal Society Publishing” përdori softuerë për gjurmimin e syve tek gati 500 vullnetarë që po shihnin videon e një aktori që shihte në sytë e tyre. Vullnetarët shtypnin buton kur ndjenin se shikimi zgjaste për një kohë të pakëndshme (qoftë shumë e shkurtër apo shumë e gjatë) dhe zbuluan se kohëzgjatja e preferuar ose “normale” e shikimit është mesatarisht 3.3 sekonda, dhe kjo cila ndryshon nga personi në person.

Studiuesit e përshkruan kontaktin sy më sy si një “kanal jo–verbal për komunikimin e qëllimeve, rregullimin e ndërveprimeve dhe shprehjen e intimitetit”. Një variabël i dukshëm në studim ishte përdorimi i videos, pasi disa studime kanë treguar se ndërveprimi personal ka një ndikim të veçantë në zgjimin e trurit dhe trupit, të cilën nuk mund ta ketë komunikimi on–line.

Për shembull, një ekip kërkimor e cilësoi në vitin 2019, kontaktin sy më sy si një mënyrëunike dhe komplekse me dy drejtime të dërgimit dhe marrjes së sinjaleve të shikimit në të njëjtën kohë. Ata treguan se mbajtja e syzeve të diellit, mund të kufizojë ndjeshëm reagimet e sikletit gjatë kontaktit sy më sy midis dy njerëzve.

Kontakti sy më sy, ka padyshim ndikim mbi lidhjet tona sociale. Por edhe midis njerëzve dhe gjitarëve të tjerë (si qentë dhe macet tona). Vetëm në nivelin neurologjik, një grup i madh variablash e kanë kufizuar të kuptuarit tonë, se si kontakti e informon trurin kontakti sy më sy.

Por Laboratori i Funksionit të Trurit të Hirsh është angazhuar që t’i kapërcejë këto kufizime, duke hedhur 5 vitet e fundit hapa të mëdhenj përpara falë edhe teknologjisë së re. Teksa skanimi MRI është përdorur për të analizuar trurin e individëve për dekada me radhë, dizajni i komplikuar i këtyre makinerive, i kufizon analizat për një njeri në një kohë në një hapësirë ​​të kufizuar.

Disa vite më parë, ekipi i Hirsh zhvilloi një pajisje neuroimazhesh të quajtur SpektroskopiFunksionale me Rreze Infra të Kuqe, fNIRS, me qëllim analizimin e trurit të dy njerëzve në të njëjtën kohë gjatë ndërveprimeve të tyre të natyrshme. Me këto mjete, Hirsh po e zgjeron fushën e neuroshkencës sociale.

Eksperimentet me fNIRS kanë treguar se kontakti sy më sy, duket se është i lidhur me një pjesë të trurit të lidhur me gjuhës, si dhe me korteksin primar somatosensor, që është thelbësor për përpunimin e ndjesive si prekja fizike, dhimbja dhe temperatura.

“Pra thënë thjesht sytë kanë një qasje të privilegjuar në pjesë të mëdha të trurit”– thotë Hirsh.Eksperimentet e tij kanë zbuluar gjithashtu tendencën unike të trurit të dy njerëzve për t’u sinkronizuar gjatë kontaktit me sy dhe komunikimit verbal. “Ata shndërrohen në një llojqarku të mbyllur”- shton ai.

Hulumtimet e reja nga studiueset Talia Uetli dhe Sofi Uoltjen të Universitetti Dartmauth kanë theksuar në mënyrë të ngjashme sinkroninë e bebeve të syrit. “Filozofët e lashtë kishin të drejtë:fytyrat dhe truri punojnë së bashku njëlloj si brava me çelësin” -thanë ato.

Publikuar fillimisht te Bota.al