Stil jete

Merr fund dilema, ja pse gratë paketojnë më shumë rroba në valixhe

Merr fund dilema, ja pse gratë paketojnë më shumë rroba

Një studim i kryer nga një faqe interneti e siguracioneve të udhëtimeve tregon se gratë priren të mbipaketojnë bagazhet e tyre pothuajse dyfishi i sasisë së nevojshme për një pushim njëjavor.

Mesatarisht, gratë paketojnë 60 veshje në krahasim me 34 të pritshme. Si përfundim gjasat janë që të përdorin vetëm gjysmat.

Studimi i 2000 udhëtarëve zbuloi se 77% paketojnë ekstra pasi shmangin dilemat e gardërobës, duke bërë që 65% të kenë problem për të mbyllur valixhet e tyre dhe 58% të tejkalojnë peshën e kufirit të lejuar nga linja ajrore.

Për më tepër, pavarësisht përballjes me kosto shtesë të bagazheve, 42% e grave planifikojnë të blejnë më shumë rroba gjatë kohës së tyre në udhëtim. Kjo është ç'është!