Stil jete

Mënyra si të krijoni atmosferën e perëndimit të diellit në shtëpi dhe përfitimet për shëndetin mendor

Mënyra si të krijoni atmosferën e perëndimit të diellit

Ka qenë një dimër i gjatë dhe disi i errët për shkak të izolimit. Shumica prej nesh ëndërron klimën tropikale, diellin dhe ditët e ngrohta të verës. Ndoshta do na duhet të presim edhe këtë verë (nëse pasaporta e vaksinës do të vuloset si plan) por në internet janë shfaqur disa mënyra se si të sillet atmosfera tropikale në shtëpi, dhe është një gjë fare e vogël.

Bëhet fjalë për të ashtuquajturat llambat e perëndimit të dielit, të cilat janë përhapur kudo në Intagram, Twitter dhe TikTok. Siç sugjeron emri, drita ngjyrë portokalli projekton iluzionin e një perëndimi të diellit në mur duke i dhënë dhomës një nuancë e cila të kujton orët e arta të perëndimit në plazh, buzë detit. Dhë pas disa muajsh të mbyllur brenda, nuk duket aspak ide e pabobishme.

Mënyra si të krijoni atmosferën e perëndimit të diellit

Përveç kësaj, duket se ka dhe përfitime shëndetësore.

Në fakt dihet që rrezet e diellit janë të rëndësishme për shëndetin tonë mendor. Terapistja Kate Morris-Bates nga Britania thotë se këto llamba me të vërtetë kanë aftësinë të na bëjnë të ndihemi shumë më mirë në ditë që i cilësojmë si të mjerueshme. Jo vetëm kaq, por ato mund të ndihmojnë edhe në problemet me pagjumësinë.

‘Studimet kanë treguar se llambat e ndryshme, ngjyrat e të cilave simbolizojnë diellin apo hënën, mund të na ndihmojnë të ndihemi më të lumtur dhe më të relaksuar. Kryesisht janë Llambat e dritës së perëndimit të diellit që shërbëjnë si terapi, pasi ndihmojnë në rritjen e nivelit të serotoninës. Edhe thjesht ndezja e tyre mund të na ndihmojë gjithashtu të ndihemi të çlodhur dhe për të fjetur. Terapia e dritës madje është provuar se ndihmon në rregullimin e ritmit tonë natyror circadian, thotë ajo.

Mënyra si të krijoni atmosferën e perëndimit të diellit

Mënyra si të krijoni atmosferën e perëndimit të diellit

Ndërsa doktoreshë Ross Perry thotë që mund të jenë veçanërisht efektive për ata me çrregullim afektiv sezonal (SAD).

‘Njerëzit janë të etur për festë dhe mot të ngrohtë, të cilin ne shpesh e shoqërojmë me rritjen e humorit dhe uljen e niveleve të stresit. Llambat e perëndimit të diellit bëjnë saktësisht këtë, rrisin disponimin sepse të japin përshtypjen e dritës së diellit të projektuar në mure. Perëndimi i Diellit na bën të ndihemi më të lumtur. Po ashtu mund ti dhurojë dhomës një pamje komode, duke na bërë të ndihemi më të relaksuar, pa ankth dhe stres.'

Mënyra si të krijoni atmosferën e perëndimit të diellit

Mënyra si të krijoni atmosferën e perëndimit të diellit

*Tiranapost.al.