Stil jete

Mbesa e Ndrenikës kujton gjyshen e saj me një album fotosh e fjalë zemre

Mbesa e Ndrenikës kujton gjyshen e saj me një album fotosh e

Me një postim në Instagram mbesa e Robert Ndrenikës, Ana Maria, ka kujtuar gjyshen e saj të ndjerë, Poliksenin, në ditën e lindjes së saj.

“Nëna ime e dashur! Sot do të festonim 80 vjetorin tënd! Por ti ike shpejt. Falë teje jetova

fëmijërinë më të bukur që një fëmijë mund të kishte. Do doja të më shihje që unë jam bërë një vajzë e rritur, jam diplomuar mjeke e pres të bëhem me nje bebe të vockel. "U bëfsh Princeshë! ", - siç më uroje ti! Do doja shumë shumë të më shihje e të gëzoje! Ah sikur ta ktheja kohën pas e të të thoja që je njeriu që kam dashur më shumë në botë! Je pjesa më e mirë e njeriut që unë jam sot!”, shkruan ajo.

Mbesa e Ndrenikës kujton gjyshen e saj me një album fotosh e

Mbesa e Ndrenikës kujton gjyshen e saj me një album fotosh e

Mbesa e Ndrenikës kujton gjyshen e saj me një album fotosh e

Mbesa e Ndrenikës kujton gjyshen e saj me një album fotosh e

Në të vetmen intervistë jete që Robert Ndrenika ka dhënë, në podcastin me Mira Kazhanin, ai ka folur edhe për bashkëshorten e ndjerë, Poliksenin.

Ja pjesa nga Intervista:

Mira Kazhani: Kur e takove Poliksenin, dashurinë tënde të jetës? Gjatë kohës kur ishe student?

Robert Ndrenika: Student.

Mira Kazhani: Ku u takuat për herë të parë?

Robert Ndrenika: Këtu në Tiranë. Edhe ajo kishte bërë Liceun Artistik. Mirëpo unë nga eksperienca e familjes time, edhe nga ajo që shihja aktorë burrë e grua në një punë, që në fillim mbase ishin, po pastaj kishte edhe sherre dhe konflikte dhe nga eksperienca që mëmën e kisha arsimtare, ishte më e lehtë puna dhe ndërroi degën Polikseni, u bë arsimtare për Gjuhë-Letërsi.

Mira Kazhani: E bëri për ju këtë sakrificë? Ia kërkuat ju apo e bëri vetë se e ndjeu, për dashurinë tuaj?

Robert Ndrenika: Po të dyja mund të thuash. Edhe njëra, edhe tjetra. Po nuk i doli keq edhe si arsimtare, për arsyen se bëri dy vajza. U bë një familjare e mirë, kurse teatri ka qenë i vështirë, jo vetëm për atë, po ka qenë i vështirë për turnera, për familjarët ka qenë i vështirë.

Mira Kazhani: Edhe për burrat po thoni, sepse duhet të ikje nga shtëpia.

Robert Ndrenika: Një shembull është i ndjeri Sandër Prosi. Nuk na dilte dieta, edhe thoshte: Ore s`dua dietë. Mbajeni juve dietën. Mua më jepni vetëm për të ngrënë. Më jepni dy paketa Partizani (cigare), dy kafe, edhe s`dua dietë. Se puna ishte të mos merrnim nga rroga. Rroga duhej për në shtëpi, për familjen.

Mira Kazhani: Keni shkuar shumë mirë me Poliksenin.

Robert Ndrenika: Relativisht mirë.

Mira Kazhani: Pse thua ‘relativisht mirë’?

Robert Ndrenika: Po se s`ka burrë edhe grua që të shkojnë kaq mirë sa thua ti. Nuk besoj të ketë. Bëjnë ç`bëjnë, vitin e parë mundet, po nga viti i dytë e mbrapa fillojnë dhe sharjet, ofendimet që s`mund të thuhen këtu.

Mira Kazhani: Jo nuk do t`i themi, por më pëlqen sinqeriteti juaj.

Robert Ndrenika: E dinë gratë e aktorëve se ç`kanë hequr (qesh).

Mira Kazhani: E di dhe Polikseni.

Robert Ndrenika: Po edhe ajo e di atje ku është, në Shën Spiridhon.

Mira Kazhani: Ka qenë xheloze Polikseni? I linit vend vetes ju për xhelozi?

Robert Ndrenika: Edhe mund të ketë qenë.

Ndiqe Intervistën e plotë