Stil jete

Maria de Filippi nuk hipën kurrë në një makinë me burrin dhe arsyeja është një premtim që ka dhënë

Maria de Filippi nuk hipën kurrë në një makinë me

Maria de Filippi nuk udhëton kurrë në një makinë me burrin e saj Maurizio Costanzo që prej 14 majit të 1993-shit. Kur një grup kriminal vendosi lëndë plasëse poshtë makinës së Maurizios i cili në atë kohë po bënte shkrime dhe hetime në lidhje me ta.

Maria kujton se si makina pati një shpërthim dhe dolën të tmerruar prej saj.

“Kur shpërtheu bomba, nuk kuptova asgjë. Qeni ishte gjithashtu në makinë me mua. E lëshova instinktivisht, për ta lënë të ikte. Pastaj dolëm nga makinat, ishim të gjithë mirë. Isha e bindur që ishte një defekt i makinës dhe kështu u thashë edhe prindërve të mi në telefon. Në shtëpi u ktheva me një makinë rasti.

Për dy vite rresht pata frikë. Bëra hipnozë për të fjetur përsëri. Kisha bindjen që e kisha parë me sytë e pe atë djalë duke e vendosur lëndën plasëse në makinë. Nuk e di a ishte vërtet djalë, por mendja ime ishte e bindur duke e imagjinuar, që e kishte parë. I premtova babait tim se nuk do të hipja më kurrë në një makinë me Maurizion dhe nuk e bëra kurrë. Unë nuk mund ta tradhtoj një premtim të bërë ndaj babait tim", tregoi Maria de Filippi në një intervistë për Fabio Fazion.