Stil jete

Makinat lëshojnë vetëm 1% të CO2 dhe këtu janë provat

Makinat lëshojnë vetëm 1% të CO2 dhe këtu janë

Sa CO2 emetojnë makinat në Evropë? Vendimi për ndalimin e motorëve me djegie të brendshme duhet të bazohet shifra.

Thuhet e stërthuhet aq shpesh që automjetet janë ato që po e dëmtojnë klimën, sa askush nuk guxon të dalë kundër kësaj. Askush nuk ka guxim ta kundërshtojë, as ndërtuesit, as politikanët. Koha kalohet më së shumti duke diskutuar ç'po ndodh sesa ç'na pret dhe si duhet shmangur.

Është thënë disa herë se CO2 e emetuar nga makinat evropiane është 1% e totalit, pa treguar megjithatë se si arrihet një shifër kaq e ulët.

Parlamenti Evropian ka një faqe të dedikuar për "Emetimet e CO2 nga makinat: shifra dhe të dhëna". Aty thuhet se “sektori i transportit është përgjegjës për 30% të emetimeve totale të CO2 në Evropë, nga të cilat 72% vjen vetëm nga transporti rrugor”.

Deri më tani ka përqindje të larta, por çfarë? Sa CO2 emeton BE-ja? Si u matën?

Parlamenti Evropian në faqe, pavarësisht titullit, nuk e sqaron. Është më mirë t'ua lëmë lexuesve vetëm përqindjet", shkruan.

Kurse në faqen e Agjencisë Evropiane të Mjedisit, një agjenci e BE-së, www.eea.europa.eu/data-and-maps/data/data-viewers/greenhouse-gases-viewer ka të gjitha statistikat.

Le të marrim ato të vitit 2019. Transporti emetoi 0,825 gt (miliarda tonë) CO2, nga të cilat 60,7% e makinave do të ishte 0,501 gt. Tani ne vetëm duhet të peshojmë këtë gjysmë miliardë mbi emetimet totale botërore: sa janë? EEA nuk e thotë këtë, natyrisht, por sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë kishte rreth 50 gt në 2019. Kjo shpjegon 1%-ndëshin.

Emetimet e CO2 në Evropë po bien, por jashtë ato po rriten me 1% çdo tre vjet.

Ndalimi i makinave termale në 2035-ën nuk është i gabuar vetëm sepse sakrifikon vendet e punës. Është thjesht një gjë e kotë, e bërë për modë dhe e toleruar nga frika.