Ivanka Solkovska fluturoi nga Toronto në qytetin ukrainas të Bucha-s, për të pikturuar lule mbi gjurmët e lëna nga plumbat dhe për të ofruar mbështetjen e saj për banorët.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, ajo shfaqet duke pikturuar lule në vrimat e lënë nga plumbat, si një përpjekje e bukur për të lehtësuar barrën e luftës dhe për të ndryshuar pasojat e saj.
Në prill, imazhet nga Bucha, në periferi të Kievit, treguan kufoma me duar të lidhura pas shpine, të shtrirë në rrugë, sipas Sky News.
Imazhet satelitore zbuluan gjithashtu një varr masiv të improvizuar jashtë një kishe në qytet.
The artist Ivanka Solkovska came from Toronto to Bucha to paint flowers on the traces from bullets on the city's fences. The photo was published by the Bucha City Council.#StandWithUkraine pic.twitter.com/qkFs0R2Bnk
— Oleksandra Matviichuk (@avalaina) May 15, 2022