"Loja e vërtetë s'ka filluar". Squid Game zbulon datat e dy sezoneve të rinj
Lojërat Olimpike 2024 mund të jenë në qendër të vëmendjes, por "loja e vërtetë" do të fillojë kur Netflix të publikojë sezonin 2 të Squid Game të enjten, më 26 dhjetor.
Kompania e transmetimit zbuloi datën e publikimit për sezonin e shumëpritur të dramës koreano-jugore.
Me njoftimin, Netflix zbuloi gjithashtu se sezoni i tij i tretë dhe i fundit do të publikohet në vitin 2025.
"Loja e vërtetë fillon. Sezoni 2 i Squid Game vjen më 26 dhjetor. Sezoni i fundit vjen në 2025-ën".
Trailer, një klip gati një minutësh fillon me një pamje nga afër të burrave dhe grave që vrapojnë në një pistë të mbushur me njerëz.
Ndërsa shumë prej tyre dëgjohen duke bërtitur dhe duke rënë, kamera fokuson Front Man që thotë: "Kanë kaluar tre vjet. Dëshiron të luajmë një lojë?"
"Tre vjet pas fitores së Squid Game, Lojtari 456 (Lee Jung-jae) mbetet i vendosur për të gjetur njerëzit pas lojës dhe për t'i dhënë fund sportit të tyre të egër. Duke përdorur këtë pasuri për të financuar kërkimin e tij, Gi-hun fillon me më të dukshmin: kërkon burrin me një kostum që luan ddakji në metro".
"Por kur përpjekjet e tij më në fund japin rezultate, rruga drejt rrëzimit të organizatës rezulton të jetë më vdekjeprurëse nga sa e imagjinonte: për të përfunduar lojën, ai duhet të rihyjë në të," vazhdon përmbledhja.
Krijuesi, regjisori dhe producenti ekzekutiv i serialit, Hwang Dong-hyuk shkruan një letër të hapur për fansat.
"Seong Gi-hun, i cili u zotua për hakmarrje në fund të sezonit 1, rikthehet dhe i bashkohet sërish lojës. A do të ketë sukses të hakmerret? Front Man nuk duket të jetë një kundërshtar i lehtë as këtë herë," shkroi ai. "Përplasja e ashpër midis dy botëve të tyre do të vazhdojë në finalen e serialit me Sezonin 3, vitin e ardhshëm."