Ky TikTok mund të thjeshtojë ditën tuaj në plazh me fëmijë të vegjël

Kalimi i ditëve në plazh me fëmijë të vegjël mund t`ju lodhë më shumë sesa t`ju qetësojë.
Shannon Doherty, një nënë e katër fëmijëve, ndan herë pas here truke për ta bërë jetën pak më të lehtë, ditët në plazh gjithashtu.
“Unë jam nënë e katër fëmijëve dhe dua të ndaj disa këshilla me ju. Truku i parë? Merrni koshin e rrobave të palara me vete. Aty vini lodrat dhe rrobat. I shkundni lehtë dhe nuk mbajnë gur apo rërë para se të ikni.
Truku i dytë mund t'i ndihmojë prindërit të mbajnë sa më shumë rërën larg trupit. Në video, Doherty rekomandon shtrirjen e peshqirit të plazhit në rërën e niveluar mirë dhe mbajtjen e tij të palëzivur me çanta. Një kovë plot me ujë duhet të vendoset pikërisht jashtë peshqirit, të cilën fëmijët mund ta përdorin për të shpëlarë rërën përpara se të shtrihen ose të qëndrojnë mbi peshqir.
Këshilla e tretë është shumë e dobishme për të hequr qafe shpejt rërën e bezdisshme që mbetet e ngjitur në këmbë pas një dite të kaluar në plazh. Këshilla e Shannon Doherty është që të spërkatni këmbët me pudër bebesh. Në këtë mënyrë rëra nuk do të ngjitet në këmbë dhe do të hiqet lehtë.
Po aq e rëndësishme, thotë Doherty, është të mbani mend që të aplikoni krem kundër diellit tek fëmijët tuaj rregullisht.
Një këshillë tjetër ka të bëjë me vendosjen e sandaleve apo në plazh. Me kokë poshtë, që mos të të përvëlojnë këmbët kur t`i veshësh.
Truku i fundit ka të bëjë me muzikën. Nëse ju ose fëmijët tuaj doni të dëgjoni muzikë në plazh, provoni ta vendosni telefonin në një gotë (të zbrazët, natyrisht). Melodia përhapet më shumë.